7.6 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Kosova mbetet pa ushtri

FSK9-30Në shtator të vitit 2012. gjenerali gjerman Erhard Drevs po përgatitej ta lë Kosovën. Pas udhëheqjes njëvjeçare të KFOR-it, gjenerali kishte vendosur që me 7 shtatorë të bënte një punë të madhe për Kosovën. Atë ditë ai kishte firmosur raportin ku thuhej se FSK –ja i ka arritur kapacitet që të pavarësohet nga KFOR-i. Raportin e kishte nisur për në strukturat më të larta të NATO-s.Raporti për të cilin ish komandanti kishte folur edhe në ceremoninë e lamtumirëse do të duhej që brenda pak muajsh ta pavarësonte Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe kësisoj, institucionet e shtetit të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008 të mund ta shpallnin FSK-në në ushtri të Republikës së Kosovës. Asokohe, entuziazmi se ushtria do të bëhej kishte arritur kulmin. Zyrtarët e lartë kosovarë filluan të garonin se cili po e përmend më shumë fjalën “ushtri”.

Një vit pas ushtria nuk u bë dhe zyrtarët e lartë kosovarë kanë filluar të mos e përmendin më. Arsyeja janë katër shtete të NATO-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, shkruan ‘Tribuna’. Të katër shtetet refuzojnë që të bëhet deklarata e Aleancës Veriatlantike që i mundëson FSK-së të veprojë si e pavarur. Si rezultat FSK nuk po pavarësohet nga KFOR-i dhe ushtria nuk po bëhet.

Më Shumë

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Sipas Policisë,...

Policia heton një rast dhunimi në Rahovec, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur pasditen e së mërkurës në Rahovec. “Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i...

Lajmet e Fundit