14.1 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Kosova me Plan 16-pikësh për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit

Qeveria e Kosovës e ka miratuar të hënën një plan 16-pikësh për zbatimin e marrëveshjeve të Washingtonit, të cilat kanë të bëjnë me normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mes tjerash, aty parashihen marrëveshje financiare për ngritjen e projekteve infrastrukturore, veprime në funksion të fizibilitetit të Ujmanit, ndryshimi i një ligji për llogari të Kishës Ortodokse Serbe e nxjerrja e një qarkoreje që kërkon tërheqjen e aplikimeve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Dokumenti, një kopje të të cilit e ka siguruar KOHA, është hartuar nga Zyra për Planifikim Strategjik në bashkëpunim me ministritë e linjës, pas një udhëzimi për këtë që e ka dhënë kryeministri Avdullah Hoti. Në të janë identifikuar dhe listuar veprimet kryesore dhe institucionet përgjegjëse për zbatimin e pikave të marrëveshjes.

“Duke qenë se për shumicën e pikave ka pasur zhvillime të mëhershme qoftë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian apo edhe disa projekte infrastrukturore kanë qenë pjesë e planeve të Qeverisë së Kosovës, për secilën pikë është bërë një përshkrim i shkurtër i gjendjes aktuale. Kjo qasje do të shërbejë për të informuar partnerët për progresin e arritur dhe për të koordinuar përpjekjet e institucioneve për zbatimin e marrëveshjes”, thuhet në hyrje të dokumentit. “Tani pritet nga dikasteret që janë nën përgjegjësinë tuaj të merren të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtyre aktiviteteve apo veprimeve të dhëna në këtë dokument”./KOHA

Më Shumë

Liria kërkon vazhdimësinë, përballet me Trepçën në Hajvali

Liria vazhdon rrugëtimin në Ligën e Parë me një tjetër përballje të rëndësishme, ku do të takohet me Trepçën në kuadër të javëve vendimtare të...

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2014 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar disa aksidente...

Lajmet e Fundit