16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Kosova nuk ka ekzistencë pa SHBA’në

Zgjedhja e Donald Trumpit në krye të SHBA’së, krijoi mjaft skepticizëm tek kosovarët për, siç thoshin, mundësinë e ndryshimit të politikave amerikane karrshi shtetit të Kosovës.

Por, këta zëra kanë marrë një përgjigje mbrëmë nga një raport i sekretarit amerikan të Mbrojtjes, ku thuhej se forcat e NATO’s do të qëndrojnë në Kosovë, për aq sa ka nevojë, shkruan gazetametro.net.

Madje, në raportin e shefit të Pentagonit, thuhet se Serbia duhet ta njohë sovranitetin e shtetit të Kosovës para anëtarësimit në BE.
“Dialogu lejon të dy shtetet të ecin para me plane për anëtarësim në BE, me mirëkuptimin se njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit”, citohet të ketë thënë Mattis.

Ndërkaq, Mattis nuk la pa përmendur edhe mbrojtjen e brendshme të Kosovës, duke thënë se, Kosova duhet të kryej shndërrimin e FSK’së në ushtri duke bërë ndryshimet kushtetuese.
“Para se të jetë i arsyeshëm reduktimi i prezencës së trupave ushtarake amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të pranojë urdhrin për të administruar siguri të brendshme dhe mbrojtje territoriale, një zhvendosje e cila do të kërkonte ndryshime kushtetutore me mbështetje parlamentare”, citohet të ketë thënë Mattis.

Ndërkohë, këto zhvillime në politikën amerikane, duket se po priten mirë në Kosovë. Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se garancia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtetin e Kosovës, është e domosdoshme.
“Përkrahja amerikane nuk është vetëm simbolike, por garantuese për ekzistencën e shtetit të Kosovës”, ka thënë Ramadani për gazetametro.net.

Sipas tij, Kosova nuk ka ekzistencë pa SHBA’në, prandaj institucionet e Kosovës duhet ta detajojnë marrëdhënien me SHBA’në.

Ndryshe, këto janë pikëpamjet e para publike të shtetit amerikan rreth Kosovës./gazetametro.net

Më Shumë

Isni Kilaj arrin në Kosovë pasi u lirua nga Gjykata Speciale

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, u lirua në Kosovë sot, më 15 maj, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të...

1828 gjoba dhe 15 ndalime në trafikun rrugor të rajonit të Prizrenit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, së bashku me stacionet policore në zonën e përgjegjësisë, kanë zbatuar me...

Lajmet e Fundit