Kosova pësoi humbje nga Suedia

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll i ka nisur me humbje kualifikimet për Kupën e Botës “Katari 2022”, pasi sonte pësoi humbje nga Suedia me rezultat 0-3

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, Suedia ishte skuadër me e mirë dhe si rezultat i kësaj mori pikët e plota.

Sulmuesi Alexander Isak e shtoi epërsinë në 0-2, derisa në minutën e 70-të, Sebastian Larsson realizoi nga penalltia për rezultatin final 0-3.

“Dardanët” janë munduar maksimalisht në këtë ndeshje, por nuk arritën të shënojnë as golin e nderit, ani pse kishin disa raste që nuk u shfrytëzuan nga Muriqi, Celina dhe Kryeziu. Mungesat e disa prej lojtarëve bazë, ndikuan sidomos në repartin e mbrojtjes.

Në këtë mënyrë, Kosova e nisi me humbje kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës.

/Epoka e re/

Më Shumë

Kapet mashtruesi serb në Vërmicë, bashkë me disa persona përfituan mbi 1.5 mln euro

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Vërmicë, i cili dyshohet se me persona të tjerë kanë kryer veprën penale falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe...

27 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Sot mbushen 27 vjet nga “Dita e Martirëve” në Korishë, e njohur ndryshe si masakra e tmerrshme nga ushtria dhe policia serbe mbi popullsinë...

Lajmet e Fundit