16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Kosova sot në zi për viktimat e aksidentit në Bullgari

Në shenjë solidariteti për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Bullgari, ku 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën në një aksident rrugor me autobus, Kosova vendosi të shpallë të mërkurën ditë zie.

Vendimin e mori presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në bazë të kompetencave të saj kushtetuese.

“Në mbështetje të legjislacionit në fuqi, Presidentja ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombës tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksidentin që ndodhi në Bullgari”, shkruhet në dekret.

Ndërkaq, Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie për të nderuar viktimat e aksidentit të tmerrshëm.

Të paktën 45 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, humbën jetën me një autobus që udhëtonte nga Stambolli për në Shkup. Shumica e viktimave janë shqiptarë.

Aksidenti konsiderohet si më i rëndi që ka ndodhur në 10 vjetët e fundit në Evropë.

Më Shumë

Drini i Bardhë “shpërthen” në Gjonaj, gjashtë gola ndaj Dardanisë

Drini i Bardhë ka dhuruar spektakël para tifozëve vendas në Ligën e Dytë, duke triumfuar me rezultat bindës 6:2 ndaj Dardanisë. Skuadra nga Gjonaj zhvilloi...

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Lajmet e Fundit