-0.7 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Kosovë, zgjohu nga agonia

Shkruan: Qazim THAÇI

Kjo verë pos problemeve të theksuara politike në skenë që pati u bë edhe më nxehtë më deklaratën e shkrimtarit Jusuf Buxhovi, lidhur me pastërtinë e luftës së UÇK-së.

Kjo të thuash se u bë me shumë me ngarkesa politike kur u tha se lufta nuk ka qenë pastër. Por, s’ka arsye të thuhet asgjë më shumë se verdikti gjyqësisë ndërkombëtare, Ajo tashmë për këto ka fakte se ishte e pastër, por, personat brenda lufte nuk ka assesi arsye të identifikohen me UÇK-nw.

Por, kjo është njëra nga këto zjarre, Tani ajo që është e ditur është fakti se Kosova dhe buxheti i varfër i Kosovës edhe 20 vjet pas lufte vazhdon të paguajë jo më pak se 12 milion euro, për harxhimet elektrike që i bëjnë serbët në veri të Kosovës, kjo duhet pa dhe duhet analizuar.

Sa shumë zhurmë u bë për veteranët, askush nuk e preferon fryrjen e numrit të veteranëve nëse ata vërtëet nuk ishin sepse ata të falsifikuarit ia ulin vlerën luftës . Por është çmenduri në vete të ketë kaq shumë ankesa ndaj veteranëve të luftës e mos të ketë as edhe një zë të vetëm për 12 milion euro në vit që ia merr buxhetit të varfër Kosovës për tekat dhe harxhimet e serbëve në veri të Kosoëvës,. E para të thuash gadi secili prej tyre kanë fonde të majme nga Serbia , sepse ata konsiderohen të priveligjuar se ende janë në Kosove.
P

or, pse Kosova vallë i privilegjon ata duke ua paguar energjinë elektrike, e në anën tjetër ka plotë familje veteranësh të luftës jo mashtrues që për mospagesën ,bile edhe të 20 eurove u ndërkrehet energjia.

Kjo nuk mund të thuhet asgjë më shumë se një agoni e këtij shteti.

A janë shumë apo pak 12 milion euro, këtë le ta llogarisin “kalemxhinjtë e hesapit” por, kjo është për t’u vajtuar dhe kërkon një trajtim urgjentë.

Me këto para tani e dy dekada nëse i vendoset lapsi, del se kanë mundur të bëhen se paku pesë spitale.

Po pse Kosova mos të ketë më shumë se pesë spitale e mos të paguaj energjinë atyre që ditë e natë nuk prajnë për të rrënuar lirinë e këtij vendi?

O tempora o morës….. për Kosovën.

Na duhet të zgjohemi nga kjo agoni që tashmë po e përjetojmë.

Të rinjtë ikin pa u ndalur.

Po kujt do ia lëmë varret them ndër vete o Zot?!

Pse e gjithë kjo zymtësi?

Tani kur po bëhen dy dekada liri, pse gjithë ky trishtim tani kur Kosova po ndërtohet?

Pse sa shumë pse .. ,,, janë renditiur 99 pse-je e të gjitha kanë përfundimin e trishtimit. Po gjaku i dëshmorëve a nuk na i verbon sytë nëse kështu vazhdojmë edhe një dekadë tjetër…

Më Shumë

Vetëvendosje ndez entuziazmin në Atmaxhë të Prizrenit

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën zgjedhore me banorët e fshatit Atmaxhë të Prizrenit. “Sonte në Atmaxhë të Prizrenit, entuziazmi dhe besimi për #Kurti3 u ndjenë...

Vdes Sam Moore ikona e soul-it

Sam Moore, ikona e muzikës soul dhe i njohur për hitet e fundit të epokës si ”Soul Man” dhe ”Hold On, I’m Comin’”, vdiq...

Lajmet e Fundit