18 C
Prizren
E premte, 25 Prill, 2025

Kosovës i mungojnë prokurorët heronj

Lufta e humbur përballë korrupsionit endemik institucional. Prokuroria nuk ka guxim të çojë në burg të “fortët” e politikës

Situata e brishtë dhe e paperspektivë në të cilën ka ardhur shoqëria kosovare 17 vjet pas luftës e 8 vjet pas pavarësisë, po ia imponon vendit nevojën për të pasur një klasë të re të heronjve, por tani jo me luftë dhe me armë, veçse me dijeni e vendosmëri për ta luftuar krimin e organizuar dhe të keqen, ku janë të implikuar shumë pushtetarë. Kosovës tash i nevojiten prokurorë heronj dhe trima, të cilët do të mund t’i burgosnin edhe politikanët tanë të pushtetshëm e mbi ligjin, për aferat e përfolura korruptive të tyre. Por, e keqja është se deri më sot asnjë prokuror nuk e pati guximin që të fillonte hetimet për mënyrën e pasurimit të figurave kyçe të politikës kosovare. Po ashtu, asnjë prokuror nuk është marrë me çështjen se cila është origjina e pasurisë së tyre marramendëse. Kur shumica e popullatës thuajse mezi po e siguron bukën e gojës, në anën tjetër kastat e politikanëve të të dyja taborëve rivale të njohura në opinion si ‘ krahu i paqes dhe ai i luftës’, kanë bërë pasuri marramendëse milionëshe.

Organi i akuzës e ka për obligim të hetojë

Ariana Qosaj- Mustafa, nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se në Kosovë, që nga paslufta, është parë një mungesë vullneti, por edhe e guximit, për t’u marrë me rastet e korrupsionit të profilit të lartë. Tutje, ajo thotë se ka pasur edhe raporte në medie që kanë treguar për pasurimin marramendës të disa personave, dhe që rrjedhimisht prokurorët kanë pasur të drejtë, por edhe obligim për t’i hetuar më tutje këto raste.

“Por, fatkeqësisht, edhe fakti se rrallëherë ka pasur kërcënime ndaj prokurorëve është vërejtur se sa rehat janë prokurorët në zonën e komfortit të tyre. Besoj se kjo ka ndikuar më së shumti edhe në besueshmërinë në institucionin e prokurorit si dhe ndjenjën në popull të pandëshkueshmërisë së politikanëve, e që disa nga ta mbesin të jenë mbi ligjin”, është shprehur ajo.

Analisti Shefqet Dibrani mendon se prokuroria ka heronj, por ka edhe gjyqtarë të ndërgjegjshëm dhe shumë të tjerë, të cilët, siç thotë, nuk duhet të turpërohen, pavarësisht asaj se nëse në një formë apo në ndonjë tjetër janë të shantazhuar nga oligarkët politikë, qoftë përmes vendimeve formale apo edhe formave të tjera të ryshfetit ose korruptive. Ai nënvizon se shqetësuese është edhe heshtja e rëndë që i ka pllakosur partitë politike, e që, sipas tij, i ka përfshirë edhe institucionet e tjera me rëndësi të veçantë, të cilat, siç thotë, janë rezultat i mosmarrjes së iniciativave konkrete për t’i thënë mjaft këtij degradimi. /Kosova Sot/

Më Shumë

Drini i Bardhë, KAMPION – Pas 50 vitesh lavdi, ngjitet në Ligën e Dytë

KF Drini i Bardhë është shpallur kampion i Ligës së Tretë të Kosovës për sezonin 2024-25, duke siguruar ngjitjen në Ligën e Dytë. Fitorja e...

Puthje pasionante në dhomën e gjumit: Gjesti dhe Egli krijojnë momente të nxehta

Një moment i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4. Dyshja e njohur, Gjesti dhe Egli, janë kapur duke shkëmbyer puthje...

Po të shkruaj…!

Lajmet e Fundit