11.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Krahë për krahë në Betejën e Koshares, kundërshtarë politikë në zgjedhjet e 17 tetorit

Rrustem Berisha, Anton Quni e Xhafer Gashi ishin komandantë të UÇK-së në Betëjën e Koshares, por në kohë paqeje ata synojnë të fitojnë garën komunale me parti të ndryshme politike.

Beteja e Koshares është njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi është luftimi i parë frontal për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, ku forcave të armikut iu shkaktuan humbje të mëdha.


Në këtë betejë morën pjesë shumë djem e vajza nga të gjitha trojet shqiptare.

Rrustem Berisha, ishte komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare.

Ashtu si shumë ish-luftëtarë tjerë edhe Berisha pas luftës iu fut jetës politike.

Pas disa pozitave në legjislativ dhe ekzekutiv që ka mbajtur në të kaluarën, Rrustem Berisha në zgjedhjet e 17 tetorit do të synojë të marrë postin e kryetarit të Pejës.

Për këtë pozitë ai është kandiduar nga subjekti politik AAK.

Anton Quni në Betejën e Koshares ishte komandant i batalionit diverzanto-vezhgues i njohur si “Delta”.

Quni që luftoi krahë për krahë me Rrustem Berishën në Koshare po ashtu vendosi t’i futej politikës në kohë paqeje.

Ai iu bashkua LDK-së dhe nën logon e kësaj partie dhe është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura.

Quni në zgjedhje lokale është kandiduar nga LDK në garën për kryetarë të Prizrenit.

Krahë për krahë me Berishën e Qunin në Koshare luftoi edhe Xhafer Gashi.

Ja c?fare duhet të konsumoni këtë periudhë të veshtirë që po vjen
mjekesia.com
Paska qenë e thjeshtë, ja teknologjia që redukton rrudhat e ftyrës dhe të qafës

Zëvendëskomandanti i atëhershëm i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, përfundoi në anë të kundërt politike në kohë paqeje me ish bashkëluftëtarët Berisha e Quni.

Gashi synon edhe një mandate tjetër në krye të Obiliqit përmes Iniciativës Qytetare të Obliqit.

Ndërkohë edhe një ish-komandant tjetër në Koshare i futur në politikë ka përfunduar në një parti tjetër politike.

Komandanti i batalionit të parë “Bashkim Jasiqi” i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Hisen Berisha politikës i hyri si anëtarë i PDK-së.

Pavarësisht se ai nuk garon në zgjedhje komunale, këto ditë ai është bërë deputet i Kuvendit të Kosovës pasi Uran Ismaili la mandatin e deputetit për të garuar në Prishtinë si kandidat i PDK-së./Telegrafi/

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Si u vra para syve të gruas e vajzës? – Zbulohen detaje tronditëse të vrasjes së Beqir Morinës në Prizren

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Aktakuza e Prokurorisë Themelore...

Lajmet e Fundit