Abaz Ademi i Vakatit mbështet kandidatin e LDK-së për kryetar të Prizrenit

Numri 2 i listës Vakat, Abaz Ademi i është bashkuar ekipit të kandidatit të LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni.

“Jam i lumtur që edhe komuniteti boshnjak në krye me Abaz Ademi, që mban numrin 2 në listën “VAKAT”, na u bashku fuqishëm në rrugëtimin tonë për ndryshimin e madh në komunën e Prizrenit”, tha Quni.

“Këtë ndryshim për të mirën e të gjithë qytetarëve të komunës, pa dallim etnie, mund ta bëjmë vetëm ne LDK-ja”.

“Ne kemi dhënë prova se mund të qeverisim mirë, suksesshëm dhe me duar të pastra”.

“Ne kemi dhënë prova se mund të ndërtojmë ura bashkëpunimi e të qeverisim me qytetarin prizrenas në qendër të vëmendjes tonë”.

“Banorët e Zhupës e thanë zëshëm se atje, pos qeverisjës së LDK, asnjë qeverisje tjetër nuk ka investuar gjë. Ata, gjithashtu e dinë shumë mirë se, zgjerimi dhe rregullimi i infrastrukturës rrugore, përgjatë grykës së Lumbardhit, po ndodhë me iniciativën e LDK-së”.

“Së bashku do ti ndëshkojmë këta që nuk punuan, e do t’ja rikthejmë Prizrenit namin e mirë që ka pasur dikur kur në ballë të saj ishte LDK-ja. Ejani bashkohuni me ne sepse vetëm ne jemi ndryshimi për progres e zhvillim”.

“Te tjerët kanë punë me gjykata për ti sqaruar aktakuzat e ngritura ndaj tyre”.

“Prizreni zemra e bashkëjetesës meriton më mirë”.

“Më mirë do ta bëjmë së bashku”.

#LDK160 ?
#PërPrizreninQëDuam ?

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit