9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Haxhi Avdyli komenton foton ku shihet bashkë me Hashim Thaçin

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli e ka mohuar se ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës përkundër se i është bërë publike një fotografi ku shihet nën shoqërinë e ish-liderit të PDK-së, Hashim Thaçi.

Në një prononcim për gazeten Insajderi, Avdyli ka thënë se deri vonë nuk ka qenë ithtar i asnjë partie, por si mjek lufte është takuar me lider të ndryshëm partiak në tubime të ndryshme përkujtimore.

“Sigurisht se është fotografi e takimeve në përkujtimore të dëshmorëve, nuk e besoj që është tubim partiak, nuk kam qenë ithtar i asnjë partie, nëse e shihni se ka llogo partiake mund të pajtohem, kam kso lloj fotosh që kam edhe ma të reja, takime që marr pjesë në tubime përkujtimore. Nëse keni dokument ose një konfirmim se kam qenë anëtarë i ndonjë partie tjetër atëherë mund të flasim. Unë jam mjek i zonave të luftës, në Korishë të Prizrenit shembull çdo vit shkojë, edhe aty marrin pjesë zyrtarë të partive të ndryshme”, ka deklaruar Haxhiu.

Mimoza Hoxha garon në listën e LDK-së për kuvendare të Kuvendit të Prizrenit

Tutje, ai theksoi se ka qenë vetëm pjesë e LDK-së dhe kryetar i degës në Prizren nga vitit 2014-2019.

Presidenti i Çekisë përfundon në terapi intensive pas zgjedhjeve parlamentare

“Unë kam qenë kryetar i degës së LDK-së në Prizren nga viti 2014-2019, ndërsa për tjerat unë ju ftoj që të gjeni ndonjë dokument të vlefshëm partiak. Sa për fotografi mund t’ua dërgojë plotë tjera ku kam qenë së bashku me zyrtarë të ndryshëm partiak nëpër manifestime”, ka përfunduar Haxhiu.

Afërdita Morina-Biffar kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit

Gazeta Insajderi sot publikoi një fotografi të vitit 2000 e cila ngjalli dyshime se deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo për faktin se ai shihet përkrah kryetarit të atëhershëm, Hashim Thaçi gjatë një tubimi partiak në lagjen ‘Arbana’ të Prizrenit. /Insajderi

Më Shumë

Zhduket një person në Prizren

Një person ka njoftuar se axha i tij që vuan me probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet...

Totaj pret U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të ASK’së, diskutojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati. Siç bëhet e...

Lajmet e Fundit