3.5 C
Prizren
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Krahina e Hasit

Fidan Shehu 

Është ndër krahinat shqiptare që shtrihet në dy shtete shqiptare, në Kosovë dhe në Shqipëri, ndërsa në Kosovë është pjesë administrative e dy komunave; Prizrenit dhe Gjakovës.

Është specifikë se ekziston kontinuiteti i banorëve apo popullsisë shqiptare gjatë gjithë historisë, ku gjurmë të ekzistencës gjejmë nga parahistoria, siç është fshati Romajë.
Romaja i përket Kohës së Hekurit, këtë e dëshmojnë Tumat ilire që i përkasin kohës së hekurit shekujve VII-II p.e.s, janë në formë të një Nekropoli të përbërë nga 16 tuma (varreza ilire), prej tyre është hulumtuar Tuma e Luftëtarëve me diametër 40 metra dhe dy tuma të vogla. Poashtu në afërsi të Nekropolit gjendet një vendbanim i periudhës romake.

Tumat janë të ngritura në bregun e djathtë të Drinit të Bardhë, 1.5 km në perëndim të fshatit Romajë.

Gjurmë të historisë së lashtë gjejmë edhe në fshatin Planejë të Hasit, nga parahistoria dhe koha e romakëve, konkretisht një monument që quhet Maja e Kulës e cila sipas studimeve arkeologjike i takon shek. II, por nuk është e hulumtuar sa duhet përveç konstatimit se i takon kësaj kohe dhe dëshmon për ekzistencën e jetesës së pandërperë në këtë vendbanim.

Hasi ndryshe mund të quhet edhe një krahina e pa shkelur, në aspektin e gjurmimeve arkeologjike dhe etnografike, sepse në shumë vendbanime gjejmë monumente të rëndësisë së veçantë si në : Tupec-Tumat Ilire, në Mazrrek-Kalaja e Fregnit, në Zym- Kisha e katolike, shtatorja e Shtjefën Gjeçovit dhe e Gjergj Kastriotit- Skënderbeu, në Karashëngjergj- Varri i Shtjefën Gjeçovit etj.

Ndërsa qershia mbi tortë në Has, është Veshja Hasjane, ndër veshjet më të vjetra dhe më unikale në Ballkan dhe në Evropë.

Më Shumë

Benjamin Pavard feston Krishtlindjet në Kosovë me Kleofina Pnishin

Futbollisti francez i Interit, Benjamin Pavard aktualisht ndodhet në Kosovë për festën e Krishtlindjeve. Ai përmes rrjetit social Instagram ka postuar disa fotografi ku shihet...

Bëhet pastrimi i borës në rrugët e fshatrave malore të Suharekës, kryetari Muharremaj në terren

Komuna e Suharekës ka nisur pastrimin e borës në rrugët e fshatrave malore për të siguruar kalueshmërinë dhe lëvizjen e lirë të banorëve. Kryetari i...

Lajmet e Fundit