19.8 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Krasniqi: Guriçi i braktisur nga pushteti në ikje

Krasniqi-VV-GuriqKandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, i shoqëruar nga kandidatët për Kuvendin Komunal, mbajti tubim me qytetarët e fshatit Guriç, i cili e shpalosi alternativën qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje! për Malishevën. Krasniqi foli për planin e VV-së për bujqësi dhe për zhvillimin ekonomik lokal.

“Bujqësia në Malishevë ka mundësi të zhvillohet, por deri tani ka munguar dora e shtetit. Ne kemi planifikuar që për katër vite në sektorin e bujqësisë të investojmë nga buxheti komunal 3 milion euro. Me këto investime llogarisim t’i krijojmë rreth një mijë vende të reja pune dhe ta ulim varfërinë që e ka mbuluar Malishevën”, tha Krasniqi, duke shtuar se do të shesim xhipin e blerë me taksat e qytetarëve dhe me ato para do të kryejmë investime urgjente që i duhen Malishevës.

Ai tha se Vetëvendosje! do të kthej qeverisjen në duart e qytetarëve dhe asnjë projekt publik nuk do të realizohet pa u konsultuar me qytetarët, të cilët do t’i nxjerrin vetë prioritetet në investime.

“Ne do të investojmë në shëndetësi dhe do të implementojmë planin prej pesë pikave të Lëvizjes Vetëvendosje! për ethet hemorragjike dhe do të bëjmë gjithçka që qytetarëve t’ua mbrojmë jetën”, tha Krasniqi.

Alternativa Qeverisëse për Malishevën një rëndësi të madhe i kushton bujqësisë, punësimit, arsimit cilësorë dhe lidhjes së shkollave profesionale me tregun e punës dhe degët deficitare, shëndetësinë si e drejtë elementare dhe mirëqenien e sigurinë, si gjëra elementare për jetë të dinjitetshme.

Ndërkaq, kandidati për Kuvend Komunal nga ky fshat, Safet Mazreku, foli për nevojat e fshatit, projektet e Lëvizjes Vetëvendosje! për këtë fshat dhe u bëri thirrje bashkëvendësve që të mbështesin Alban Krasniqin, si njeriun më të guximshëm, më të përgatitur, më me përvojë dhe me projektin më të mirë për Malishevën./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Artan Abrashi kandidat i LVV-së për kryetar të Prizrenit

Artan Abrashi pritet të jetë kandidati zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet lokale në Komunën e Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësministri në detyrë dhe...

Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për të arrestuarin për fajde dhe bixhoz

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë qytet caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit A.H.,...

Lajmet e Fundit