Krasniqi i gëzohet titullit të Evropës, por vazhdon të synojë titullin e botës

Haxhi Krasniqi ka përmendur shumë arsye që e bëjnë të lumtur. Ka përmendur faktin që tashmë është kampion evropian në boksin profesionist, që ka përparuar shumë si boksier, që ka mposhtur një boksier të konfirmuar, një ish-kampion bote.

Natyrisht ka përmendur edhe ëndrrën e tij që të bëhet shqiptari i parë me titull të botës në boksin profesionist, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pas fitores që e arriti të shtunën mbrëma ndaj rusit Stanislav Kashtanov, ëndrra e junikasit mund të jetë sërish e realizueshme. Lufta e zhvilluar në Bad Toelz të Gjermanisë pos që ishte për titull të kampionit të Evropës në peshën super të mesme, u vlerësua edhe si rast i fundit për 31-vjeçarin që të mbetet në nivelin e lartë, përkatësisht që të kthehet atje.

Dhe Krasniqi shfrytëzoi rastin. Ai është shfaqur boksier dukshëm më i kompletuar se në tri luftërat e kaluara të tij të mëdha. Taktikisht është paraqitur shumë më mirë, ndërsa ka mbajtur nivelin e lartë të përgatitjes fizike që e kishte gjithnjë…

Më Shumë

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Lajmet e Fundit