9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Krasniqi: Jemi shpresa e veçantë e kombit

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMËS për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se lista me kandidatët e NISMËS për Kosovën është risia më e madhe e zgjedhjeve parlamentare.
Krasniqi në rrjetin e tij social në “Facebook”, ka shkruar se te NISMA nuk ka “prurje” jodemokratike e as profiteriste, sikur nuk ka as deputetë e deputete të trafikuar për trafikim të votës qytetare. Postimi i plotë i Jakup Krasniqit:“1. Lista me kandidatët e Nismës për Kosovën është risia më e madhe e këtyre zgjedhjeve, zgjedhjeve që do të sjellin ndryshimin e kërkuar për Kosovën dhe qytetarët e saj.

2. Lista e Nismës në rend të parë është strehë e qytetarëve që dëshirojnë që me përkushtim e përgjegjësi t’ju shërbejnë qytetarëve të Kosovës, të cilët me të drejtë presin ndryshime të thella e përmbajtjesore.

3. Në Listën e Nismës për Kosovën vetëm 5.5% e kandidatëve janë të përbërjes së shkuar ose ish deputet, 94.5% janë kandidatë që asnjëherë më parë nuk kanë qenë pjesë e legjislativit tonë. Ata zotohen se do të jenë: më transparentet dhe më të përgjegjshmit e politikës kombëtare në Republikën e Kosovës.

4. Lista e Nismës përbëhet nga kandidatet e kandidatët e rinj, politikanë/e, intelektualë/e, atdhetarë/e dhe eksperte/ët që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë, të shtetit të së drejtës, në shtetin e mirëqenies, në shtetin e drejtësisë sociale, në shtetin ku të gjithë qytetarët janë të barabartë para zotit ashtu edhe para ligjit.

5. Dhe më kryesorja, Lista e Nismës përbëhet kryekreje nga prurjet e reja, të cilët Nismën e shohin shpresë ndryshimi në qeverisjen e vendit. Te Nisma nuk ka “prurje” jo demokratike e as profiteriste, sikur nuk ka as deputetë e deputete të trafikuar për trafikim të votës qytetare.

Janë këto disa nga çështje që NISMËN e bëjnë shpresën e ndryshimit të madh që i duhet Republikës së Kosovës. Prandaj në këto zgjedhje jemi shpresa e veçantë e kombit! Në popullin tim kam besuar edhe në ditët më të vështira të jetës sime e të popullit tim! Dhe kam pasur të drejtë. Pse mos të kam besim edhe tani? Unë i besoj popullit tim, i besoj edhe vullnetit të tij për ndryshim!:, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kokainë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër E.R. dhe H.K., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, dhe...

Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

Dhjetëra tifozët nga Shqipëria janë nisur sot (e martë) në drejtim të Prishtinë, për të qenë në përkrahje të Kosovës. Kosova është nikoqire e Turqisë...

Lajmet e Fundit