8.6 C
Prizren
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

Krasniqi: Në Gjermani, duhet të bëjmë pesë herë më shumë se një gjerman për me kalu

Boksieri Robin Krasniqi ka folur për fitoren e madhe, një javë më parë në Mynih të Gjermanisë.

Krasniqi, në një konferrencë për shtyp në Prishtinë, ka thënë se suksesi i një jave më parë bëri jehonë në të gjithë botën, njofton Klankosova.tv.

“Në vendlindje është gjithmonë ndjena më e mirë këtu çdo temë që flasim, flasim në gjuhën tonë, flasim shqip, është diçka që ushqehem me kënaqësi në gjuhën teme”, ka thënë Krasniqi.

“Me një fitore të madhe, organizim që theu rekordin. Është kanë një sukses i madh në mbarë botën ka marrë jehonë dhe jehonë shumë të mirë, jehonë që kemi treguar mentalitet, sukses që jemi njerëz punëtorë, kjo më ka bërë që të preki edhe një fitore tjetër”.

“Kjo po na ushqen mirë, është kanë një ndjenjë e mirë, të kthehem pas një viti e gjysmë, të kthehem edhe më i fortë, me një fitore, është kanë vërtetë kënaqësi, jam duke e shijuar çdo ditë, çdo moment, është kthyer vullneti i shumëfuqishëm”

Krasniqi potencoi vështërsit që ka hasur në fillim të karrierës në Gjermani.

“Gjermania është një vend i madh, ka tjera kapacitete, të jeni të vetëdijshëm, na atje duhet me bo tri herë ose pesë herë më shumë me gjerman, për me kaluar në sukses, ne jemi ende të unët për sukses dhe këtë sukses me ia dediku Kosovës, kështu që kam thënë çdo herë”.

“Jam shumë i lumtur që kam kaluar çdo sfidë, për të nderuar vendin tim”.

“Synimi ta rikthejë titullin e boksit, e ndjejë në trupin tim dhe shpirtin tim, qëllimi im është që t’i thyej rekordet e përgatitjeve të mia”.

Më Shumë

Mbi 2400 gjoba dhe 52 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të...

Latifi: Fitorja për ne nuk ka qenë befasi

Smajl Latifi, ka arritur ta konfirmojë edhe mandatin e tretë në krye të Rahovecit.   Ai e ka mposhtur kundërkandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Ali Dula. Latifi i...

Lajmet e Fundit