15.3 C
Prizren
E martë, 14 Tetor, 2025

Krasniqi: Nuk dimë ende si do të shkojmë në zgjedhje, vet apo si Bllok

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Nënkryetari i partisë NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme për të dalë nga ngërçi politik nuk e sheh të nevojshme.

Kjo pasi që sipas tij ekziston shumica parlamentare e përbërë nga katër parti politike dhe se institucionet mund të krijohen nga këto parti.

“Do të duhej të shkohet në zgjedhje nëse nuk do të ekzistonte shumica parlamentare. Nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje sepse ekziston shumica parlamentare dhe mendoj se zgjedhja e ngërçit është e mundshme përmes Bllokut”, ka thënë Krasniqi për “Zëri”.

Sa i përket asaj se nëse zgjedhjet mbesin alternativa e fundit për të dalë nga ky ngërç, Nisma, do të shkojë e vetme apo si Bllok, Krasniqi ka thënë se një gjë të tillë nuk e kanë diskutuar asnjëherë.

“Nuk e kemi diskutuar sepse nuk e kemi parë të nevojshme shkuarjen në zgjedhje. Por nëse një gjë e tillë ndodhë atëherë mbetet ta shqyrtojmë pasi që deri më tani nuk e kemi diskutuar”, ka thënë ish kryeparlamentari Krasniqi.

Më Shumë

Nëna raporton zhdukjen e djalit në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast zhdukjeje të raportuar në Prizren. Sipas raportit 24-orësh, rasti është evidentuar më 8 tetor 2025 në rrugën...

Shaqir Totaj viziton Kushninin e Hasit: Banorët mbështesin fitoren më 12 tetor

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj, ka vizituar fshatin Kushnini i Hasit, ku ka përjetuar mbështetje të madhe nga banorët. “Me bindje...

Lajmet e Fundit