Krasniqi: Nuk e kam takuar asnjë person që është penduar pse ka shkuar në Haxh

Besimtarët myslimanë në botë sot festojnë Kurban Bajramin.

 

Kësaj feste i prin përmbushja e njërës prej pesë shtyllave kryesore të islamit, Haxhit.

Një numër i besimtarëve nga Kosova, po qëndrojnë në vendet e shenjta.

E në këtë festë të madhërishme, mysafir në programin e mëngjesit në Klan Kosova ishte edhe hoxha Shefqet Krasniqi.

Krasniqi tha se nuk e njeh ndonjë person i cili ka shkuar në Haxh dhe që është penduar.

“Që thotë nuk shkojë më. Më ka ardhur shpirti deri këtu, gati vdiqa, nuk mund të ha bukë. Por, që të gjithë thonin “Si të kem mundësi të shkojë edhe njëherë”, tha Krasniqi.

“Çka tregon kjo? Kjo tregon për një ushqim shpirtëror që e ka marrë “Haxhiu” atje, i cili ushqim shpirtëror e mban atë derisa të vdes. Dhe kur e sheh atë vend ai loton, dhe kur i përcjell të tjerët për atje, ai prapë loton”, theksoi ai.

“Le të shkojnë në deti, le të shkojnë në perëndim, kudo le të shkojnë, le të heqin çka kanë hequr në Haxh, në shkofshim më, hajde fol me mua”, shtoi hoxha në Klan Kosova

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit