3.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Krasniqi: Po ‘shkëlqejnë’ akademikë që nuk ngjasojnë me rilindësit

Jakupkrasniqi10-6Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se në shoqërinë kosovare po ‘shkëlqejnë’ akademikë të cilët nuk ngjasojnë me rilindësit shqiptarë, për të cilët kryekuvendari thotë se ishin yjet ndriçues në rrugëtimin jetësor të tij.

Krasniqi në rrjetin social Facebook, duke iu referuar akademikëve kosovarë dhe akuzave të ndërsjella të cilat kanë ndodhur ditëve të fundit në mes tyre, ka theksuar se “ata nuk paguhen për ‘gjurmimin’ e ligësive në historinë e shtrigave të askujt, por për të projektuar ardhmërinë e këtij vendi e kombi!”

“Qytetarët e Kosovës duhet tu kërkojnë njerëzve të dijes në Universitet, akademikëve në Akademi që t’i përgatitin projektet e zhvillimit e të përparimit të dijeve shkencore, të arsimit e të edukimit të kombit në përgjithësi. Që në bankat e shkollës fillore, me një dashuri të veçantë lexoja rilindësit tanë të urtë. Dashurinë për atdheun e kombit e mësova nga vargjet e tyre, plotë jetë, dashuri e mirësi për njeriun, kombin, atdheun, lirinë, dijen e përparimin. Ato vepra me porosi të qarta për jetën e lirinë, për kombin e atdheun, për dijen e dritën u bënë fanar që na ndriçuan rrugën e jetës. Gjenerata e jonë, atyre u jemi më shumë se mirënjohës. Ecëm rrugës që na ndriçuan ata dhe nuk u gabuam. Edukimin tim ua dedikoj atyre dhe prindërve të mi të dashur. Isha i bindur se shkrimtarët janë njerëz të pa arrirë! Kështu ishte dje! E sot? Shumë vite më vonë, kur mësova për shkrimet e qosiqëve e bullatoviqëve, për çubrilloviqt e isakoviqt akademikë, kuptova se edhe shkrimtarët e akademikët janë njerëz që edhe mund të kenë dije madje edhe dije djallëzore që hymnizojnë shovinizmin, por jo dije shkencore e humanitare dhe edukatë njerëzore për kohën e re. Këtu lypset zhvillimi e përparimi!”, ka shkruar Krasniqi.

Më Shumë

Kryeparlamentarja e Shqipërisë: Kam lindur në Tiranë por me shtëpi zemre jam nga Prishtina e Prizreni

Sot po mbahet seanca e përbashkët e kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë. Kryetarja e Kuvendit...

Aktakuzë ndaj disa personave për tentimvrasje në Krajk të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër disa personave lidhur me një rast të tentimvrasjes që ka ndodhur më 22 maj në fshatin...

Lajmet e Fundit