10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Krasniqi: Politika ka depërtuar edhe në drejtësinë e EULEX-it

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se politika ka depërtuar edhe aty nuk është pritur, tek EULEX-i.

Ai në një intervistë për ‘Kosova Sot’ ka thënë po ashtu se shumica e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese kanë qenë vendime politike.

“Konsiderojmë se një nga institucionet që ka miratim të veçantë për të luftuar dukuritë negative është institucioni i drejtësisë, Prokuroria dhe gjyqësia, ku kemi një funksion më të keq të mundshëm. Vetë veprimtaria e tyre dhe mosndëshkimi i të gjitha atyre krimeve politike dhe ekonomike që kanë ndodhur pas luftës të lë të dyshosh se atë njerëz kanë qenë të ndikuar politikisht… Politika ka depërtuar aty ku nuk e kemi pritur, tek EULEX-i… pastaj le të marrim vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që shumica kanë qenë vendime politike. Në mënyrë të veçantë politike kanë qenë vendimet për të caktuar grupin parlamentar dhe për të caktuar se kush mund të dekretohet si kryeministër”, ka thënë Krasniqi.

Më Shumë

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Lajmet e Fundit