10.7 C
Prizren
E diel, 19 Tetor, 2025

Krasniqi premtoi zgjidhjen e problemeve për banorët e Mirushës

Mirushe 1Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, ka vizituar fshatin Mirushë.

Banorët e fshtit Mirushë janë ankuar tek Krasniqi se liqeni artificial i ndërtuar në lumin Mirusha po u shkakton një mori problemesh siç janë vërshimet gjatë stinëve të vjeshtës dhe dimrit, problemet me shpronësim dhe kompensim, shkatërrimi i Mullirit të vjetër.Ata u ankuan se janë injoruar dhe nuk është mbajtur asnjë dëgjim publik për planin rregullues dhe parkun tek liqeni i Mirushës,

Kandidati Krasniqi premtoi se pari do t’i rishikojë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me shpronësimet dhe kompensimet.”Pastaj duhet të ndalohet derdhja e ujërave të zeza në lumin Mirusha për të vazhduar më pastaj në krijimin e kësaj zone si vend ku mund të zhvillohet eko turizmi dhe turizmi rural që nënkupton edhe rindërtimin e Mullirit të Vjetër si simbol i fshatit”, tha Krasniqi.

Sipas tij, të gjitha këto do të bëhen në bashkëpunim dhe pjesëmarrje të qytetarëve të këtij fshati. “Në këtë takim u diskutua edhe për problemet tjera që ka fshati Mirushë dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre, duke përfshirë rrugët dytësore, mos përfshirjen e tërë fshatit në rrjetin e kanalizimit, mungesa e subvencioneve për bujqësi, rregullimi i oborrit të shkollës dhe terreneve sportive”, tha Krasniqi. Në këtë vizitë morën pjesë kandidatët për Asamblenë Komunale Pleurat Thaçi, Safet Mazreku dhe Armend Krasniqi./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Prizren/ Pesë ndalime, një kërkesë për paraburgim dhe katër aktakuza

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për një sërë veprimesh të ndërmarra gjatë ditëve të fundit, që përfshijnë ndalime të personave të dyshuar, kërkesa...

Gara e ngushtë për vendin e dytë në Rahovec

Kanë mbetur edhe gjashtë kuti votimi për t’u numëruar në Rahovec. Derisa kryetari aktual i komunë, Smajl Latifi ka kryesuar garën me 37.28% të votave,...

Lajmet e Fundit