19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Krasniqi: Sistemi i drejtësisë ka dështuar

Jakupkrasniqi10-6Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë të dielën se themelimi i Gjykatës Speciale nuk do të ketë ndikim të mirë në imazhin e shtetit të Kosovës. Ai ka thënë se me ngritjen e kësaj gjykate do të harrohen krimet e vërteta që i ka bërë Serbia në Kosovë.

“Gjithsesi nuk do të ndikojë mirë në imazhin e Kosovës, sepse me ngritjen e kësaj gjykate do të harrohen krimet e vërteta që i ka bërë Serbia në Kosovë dhe do të bëhet target i medieve dhe forumeve të ndryshme Gjykata Speciale dhe hetimet e saj ndaj krimeve që supozohet se janë kryer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Krasniqi për “Epokën e re”.

Krasniqi ka thënë se në rast se sistemi i drejtësisë do të ishte në nivel në Kosovë, atëherë pas 15 vjetëve një gjykatë e tillë nuk do t’i duhej Kosovës. Mirëpo, sipas tij, sistemi i drejtësisë, prokuroria dhe gjyqësia në vendin tonë kanë dështuar. “Nëse themi se sistemi i drejtësisë është OK-ej në Kosovë, pas 15 vjetëve një gjykatë e tillë nuk i është dashur Kosovës. Mirëpo mendoj se sistemi i drejtësisë, prokuroria dhe gjyqësia realisht në Kosovë kanë dështuar dhe jo vetëm në krimet që pretendohen në raportin e Këshillit të Evropës, por edhe në veprat e tjera që janë kryer pas luftës në Kosovë”, është shprehur Krasniqi.

Kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se Gjykata Speciale nuk pritet të merret vetëm me hetimet për krimet e supozuara të UÇK-së, por do të trajtojë edhe çështje të tjera. “Nëse kihet parasysh raporti i Dik Martit, ai nuk përfshin vetëm çështjet e luftës, por ai merret edhe me problemet e pas luftës”, ka theksuar Krasniqi, duke shtuar se ende nuk dihet se sa do të ketë mandat kjo gjykatë.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar krijimi i Gjykatës Speciale nga spektri politik dhe institucionet. Në këtë kontekst, ai ka vlerësuar se është dashur të zhvillohet një debat më i gjerë ndemjet njerëzve të politikës dhe institucioneve të vendit.

“Në rend të parë është dashur të jetë një diskutim dhe një debat shumë më i gjerë në mes të njerëzve të politikës në Kosovës dhe në mes të institucioneve. Të ishte analizuar kjo çështje më së miri, pastaj të ishte dhënë një pasqyrë më e plotë, se cila është gjendja e gjyqësorit dhe e gjithë sistemit të drejtësisë në Kosovë. Pastaj, pasi të ishin bërë analizat e gjithanshme, sigurisht sa i përket sistemit të drejtësisë, edhe faktori ndërkombëtar nuk mund të jetë i pafajshëm, për faktin se gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur ndikim të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, tek pastaj pasi të analizoheshin mirë e mirë të gjitha këto, do të duhej të merrej vendimi për formimin e një gjykate”, ka deklaruar kryeparlamentari Krasniqi.

Më Shumë

Mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

2 mijë e 384 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 18 aksidente me...

Almir Oda përforcimi më i ri i Ballkanit

KF Ballkani përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se skuadrës i është bashkuar mesfushori Almir Oda. Oda i cili aktivizohet në...

Lajmet e Fundit