10.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

90 vjet të “Zanit të Naltë”, model i zërit fetar me patos kombëtar

Zanit të NaltëËshtë promovuar ribotimi i vëllimit të parë të Revistës “Zani i Naltë”, e cila u vlerësua lartë nga udhëheqësit mysliman të Shqipërisë Kosovës dhe Maqedonisë. Madje, sipas tyre, themeluesit e kësaj reviste qenë aktiv dhe patën rol të madh në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, tha se themelimi i revistës “Zani i Naltë” është një nga vendimet me madhore intelektuale të kongresit mysliman shqiptarë, i cili nxori edhe vendime tjera që u bënë themel i fortë dhe i qëndrueshëm për zhvillimin e jetës fetare, arsimore e kulturore të vendit.

Ai tha se vetëm duke njohur të kaluarën, mund të ndërtojnë të ardhmen e vendit.

“Revista “Zani i Naltë” i mbeti besnik gjatë gjithë misionit të saj për plotë 16 vjet. Ajo mbeti model i fjalës së shkruar në gjuhën shqipe, ajo nxori dhe rriti shumë pena të spikatura që lanë gjurmët e tyre jo vetëm në letrat në gjuhën shqipe, por ajo promovoj personalitete të cilët me vonë do t’i gjejmë në krye të institucioneve të ndryshme fetare e shtetërore”, tha Tërnava.

Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptarë Skënder Bruçi ka uruar që revista “Zani i Naltë” të vazhdoj jetëgjatësinë e saj.

“Gjatë 16 viteve të jetës së saj ajo botoj një seri artikujsh që dëshmojnë një pasuri të tërë kulturore nëpërmjet të cilës pasurohet edhe mendimi teologjik shqiptarë gjatë periudhës së pavarësisë. Kjo revistë pati një rëndësi shumë të madhe jo vetëm në edukimin islam të popullatës shqiptare, por ajo zgjoi edhe ndjenjën e patriotizmit dhe ngritjen arsimore e kulturore të popullit shqiptar”, tha Bruçi.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë Sylejman Rexhepi tha se Revista ‘Zani i Naltë’ ka qenë dhe mbetet edhe sot që luan rolin e vet në shtimin e diturisë dhe emancipimin e popullit shqiptar.

Ai tha se revista ‘Zani i Naltë’ ka kontribuar për interesat e popullit shqiptarë dhe promovimin po e bëjnë në ditët ku përkujtohet Kongresi i Manastirit dhe në pragun e festës gjithëkombëtare festës së 28 Nëntorit.

“Në historinë e popullit tonë, popullit shqiptarë mysliman ka luajtur një rol të madh, e cila siç u përmend këtu pas pavarësisë së shtetit shqiptarë me 1912 diku pak me vonesë në vitin 1923 në muajin tetor pas kongresit shqiptar mysliman u vendos që komuniteti shqiptarë i Shqipërisë ta ketë edhe organin e vet, organ i cili gjerë në fund aq sa ka vepruar ka ngërthyer dhe artikuluar dije të ndryshme, jo vetëm parime, norma islame por ka pasur edhe tema të ndryshme. Mu për atë mund të themi se revista ‘Zani i Naltë’ ka qenë dhe mbetet edhe sot në edukimin, shtimin e diturisë dhe emancipimin e popullit shqiptarë”, tha Rexhepi.

Për rëndësinë e revistës ‘Zani i Naltë’ foli edhe Resul Rexhepi, i cili tha se revista ‘Zani i Naltë’ nuk ishte ndryshe pos projekt i kolosëve të binomit fe e atdhe.

“Pikërisht për këtë nuk na hapit fakti se themeluesit dhe penat e para të revistës “Zani i Naltë” qenë pjesëmarrës aktiv dhe patën rol akti në shpalljen e pavarësisë”, tha Rexhepi.

Revista “Zani i Naltë”, nisi të botohet në tetor të vitit 1923 dhe zgjati deri në vitin 1939. Ndërsa në fund u shfaq edhe një dokumentar “90 vjet Zani i Naltë”.

Më Shumë

Po kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për...

Arrestohen tre persona në Prizren për blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve

Tre person janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve. Pas një kontrolli në shtëpitë dhe...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit