9.5 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Kreu i kishës ortodokse malazeze thotë se serbët kanë kryer gjenocid më të madh në Mal të Zi se në Srebrenicë

Kreu i kishës ortodokse malazeze (KOM), Mitropoliti Mihailo, në televizionin boshnjak “Face TV” tha se serbët kanë kryer më shumë gjenocid në Mal të Zi sesa në Srebrenicë.

“Në vitin 1948 kanë qenë 1 për qind serbë [në Mal të Zi], më 1991 6-7 për qind, ndërsa tani 30 për qind. Kisha ortodokse serbe (KOS) me mito e korrupsion, d.m.th. përmes simonisë ka blerë pavarësinë. KOS-i është më e keqja, urren islamin, për ta ai është besim i rremë. Priftërinjtë serbë kanë vrapuar në Vatikan pas Papës për t’ia puthur dorën”, ka thënë Mihailo, transmeton Koha.net.

Ka shtuar se përplasja e tashme në Mal të Zi nuk është vetëm për pronën.

“Raportet do të tensionohen. Serbët duan anulimin e referendumit dhe Mali i Zi t’i aneksohet Serbisë, në mënyrë që të kenë dalje në det. Kur Serbia t’ia kthejë gjithë ato që i ka marrë nga Mali i Zi, s’di t’i mbetej atyre asgjë”, ka thënë mitropoliti Mihailo, duke shtuar se nuk do të lejojë që ajo që është malazeze të bëhet pjesë e Serbisë.

“Gjukanoviqi është politikan i mençur, e ka pritur këtë moment sepse e ka pritur referendumin e pavarësisë”, ka thënë kreu i Kishës ortodokse malazeze.

Ka kritikuar ashpër politikanët serbë dhe prijësit fetarë. Mes tjerësh, edhe kryediplomatin serb, Ivica Daçiq.

“Daçiqi ka thënë se duhet marrë shtetësinë malazezëve, dhe këtë e bëjnë vetëm politikanët shumë të vegjël. Ai është Slloba i vogël. Serbët e kanë pranuar Kosovën dhe e kanë nënshkruar paktin e NATO-s”, ka theksuar mitropoliti Mihailo.

Në lidhje me raportet mes Bosnjë e Hercegovinës dhe myslimanëve, mitropoliti Mihailo nuk ka kurrfarë dileme.

“Turqit dinin të vlerësonin heroizmin malazez, e edhe ne të tyrin. Ndërsa tek serbët edhe Krishti edhe Virgjëresha janë serbe, u ka mbetur ta përvetësojnë edhe të dërguarin Muhamed. Babai i kombit, Dobrica Çosiç pranon se serbët kanë fituar gjithçka me gënjeshtra. Të gjithë besojmë në një Zot, Allah. Republika Serbe, shtet brenda shtetit, nuk mund të ketë. BeH-ja duhet të unifikohet. Njerëzit në BeH do të duan sërish”, ka thënë ndër të tjera mitropoliti i KOM-it, Mihailo.

Më Shumë

Bora mbulon vendin, temperaturat arrijnë deri në 6 gradë gjatë ditës

Mbrëmë në orët e para pas mesnate nisën reshje të dendura të shiut dhe borës në gjithë vendin tonë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se...

Isa Berisha zgjidhet kryetar i OVL-së së UÇK-së në Prizren

Isa Berisha u zgjodh sot  kryetar i OVL e UÇK-së në  Prizren, në Kuvendin e VI Zgjedhor . Delegatët e pranishëm përzgjedhën me konsensus Isa...

Lajmet e Fundit