Krijohen kolonat e gjata në Vërmicë e Merdarë

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë dhe Merdare kanë nisur të krijohen kolona të automjeteve në hyrje, raporton Indeksonline.

Derisa në pikat tjera kufitare pritja për të hyrë në territorin e Kosovës nuk është më shumë se 5 minuta, në këto dy pika, bashkatdhetarët duhet të presin deri në gjysmë orë.

Të dhënat e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se kolona më e gjatë është në Vërmicë, deri në 80 metra në hyrje, ku qytetarët detyrohen të presin 20-30 minuta,

E në Merdare kolona e automjeteve është e gjatë deri në 50 metra në hyrje.

Me ardhjen e bashkatdhetarëve pika kufitare janë më të ngarkuaratdhe së gjatë Korrikut dhe Gushtit krijohen kolona më kilometra të gjata. /Indeksonline/

Më Shumë

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Drejtoria e Arsimit në Prizren shpall konkursin për bursa për studentët

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prizrenit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e kësaj komune për vitin akademik 2025/2026. Sipas...

Lajmet e Fundit