14.8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Krimi mbi Jasharët, masakra që nuk u gjykua kurrë

adem-jashari-640x400Besarta Jashari kurrë nuk ka pasur mundësi të rrëfejë para një gjykate tmerrin e përjetuar 17 vjet më parë.

Askush nuk ka dalë para drejtësisë për vrasjen e shumicës së anëtarëve të familjes së saj më 5, 6 e 7 mars të vitit 1998. Vrasësit e familjes Jashari deri tash nuk janë përgjigjur penalisht për krimin. Ata ishin pjesëtarë të njësive elite të Policisë së Serbisë.

Krimi mbi familjen Jashari, që u kishte marrë jetën shumë fëmijëve dhe grave të pafajshme, është njëra prej masakrave më të mëdha të kryera nga forcat serbe. Masakra ishte kryer kur lagjja Jashari ishte rrethuar nga forcat serbe mëngjesin e 5 marsit. Pos vrasjes së komandantit Adem Jashari dhe vëllait të tij Hamzës që ishin drejtues të celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, forcat e sigurisë nuk kishin kursyer fëmijët, gratë e pleqtë../Koha Ditore/

Më Shumë

Kryeprokurori në Prizren del në aksion bashkë më Njësinë Speciale, arrestohen disa persona për fajde

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kreziu, ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit. Njësiti Special ka arrestuar disa...

Reshje të dendura bore në Prevallë, raportohen vështirësi në qarkullim

Reshje të dendura bore kanë përfshirë zonën e Prevallë gjatë orëve të mesditës së së enjtes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Sipas një videoje nga...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit