Kritikohet Haskuka: Po i ndriçon vetëm shtëpitë e militantëve të Vetëvendosjes

Banorët e rrugës rrugën “Beteja e Koshares”, të Lagjes Arbana në Prizren, kritikojnë kryetarin e Komunës, Mytaher

Haskuka, se ka ndriçuar shtëpitë e militantëve të Vetëvendosjes.

Ata, i kanë shkruar “PrizrenPress”-it se, Haskuka po i ndëshkon vetëm pse nuk e kanë mbëstetur partinë e tij.

“Sonte nata do të ndrijë gjysmën e shtëpive të rrugës, ndërkaq gjysma tjetër vazhdon të mbeten në errësirë tash e disa vite, kjo pasi kryetari Myta dhe sejmenët e tij vendosën që të pajisin me ndriçim publik vetëm gjysmën e lagjes, ndriçim i cili mbulon vetëm gjashtë shtëpi të, kurse gjysmën tjetër jo”.

“Përkatësisht tridhjetë shtëpi të tjera mbeten në errësirë të plotë”.

Kjo sipas banorëve të lagjes shihet “si ndëshkim që kryetari Myta po bën kundër përkrahësve të Vetëvendosjes dhe shpërblim për votuesit e saj”.

“ Kërkesa e banorëve është që të ketë trajtim të barabartë për të gjithë dhe kërkojnë një sqarim publik”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë. Pas...

Dhjetë lidhje të paautorizuara zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e saj kanë evidentuar gjithsej 10 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit,...

Lajmet e Fundit