7.5 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Kryeministri Kurti e viziton Përfaqësuesen e Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka vizituar të premten Përfaqësuesen e Kosovës në hotelin “Emerald”, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK). Krahas bashkëbisedimit që ka pasur me futbollistët e Kosovës, Kurti ka zhvilluar edhe takim me kreun e FFK-së, Agim Ademin ku ishte i pranishëm edhe përzgjedhësi Bernard Challandes.

Në këtë vizitë, Kurti përgëzoi futbollistët për paraqitjet e tyre si dhe iu uroj suksese në ciklin për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

“Kurti theksoi se futbolli në Kosovë gjithmonë ka qenë sport i dashur, derisa tani sukseset e djemve dardanë po e bëjnë krenar të gjithë popullin. Ai u shpreh i lumtur që në kampin e Dardanëve ekziston një atmosferë shumë e mirë dhe harmoni ndërmjet lojtarëve, pasi kjo është garancë për suksese të reja. Në anën tjetër, presidenti Agim Ademi duke e uruar kryeministrin Kurti për detyrën e marrë, e falënderoi atë për vizitën dhe mbështetjen ndaj ekipit Kombëtar dhe i dhuroi një fanellë të ekipit kombëtar. Ndërkaq, në emër të futbollistëve kryeministrin Kurti e përshëndeti kapiteni Samir Ujkani, i cili falënderoi institucionet dhe tërë popullin për përkrahjen e madhe që i japin ekipit kombëtar, duke u zotuar se do të japin edhe më tutje maksimumin në fanellën e shenjtë dardane”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Më Shumë

Sot nis Play-Off-i i Ligës së Parë me gjysmëfinale të zjarrta në Prizren

Sot në Prizren zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it të Ligës së Parë të Meshkujve, ku skuadrat do të luftojnë për një vend në finalen...

Përmirësohet ndriçimi publik në disa lagje të Prizrenit

Ndriçimi publik në Prizren po përmirësohet në disa zona të qytetit, në kuadër të ndërhyrjeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Kryetari i Komunës së Prizrenit,...

Lajmet e Fundit