27.8 C
Prizren
E hënë, 17 Qershor, 2024

Kryeministri Kurti mori pjesë në mbledhjen komemorative në nderim të veprimtarit dhe të burgosurit politik, Afrim Morina

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në mbledhjen komemorative të organizuar në nderim të aktivistit dhe të burgosurit politik, dhe veprimtarit, Afrim Morina, u cili vdiq dje, në prag të ditëlindjes së tij të 73-të.

Në këtë mbledhje komemorative së bashku me kryeministrin Kurti ishin ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, deputetët Gani Krasniqi, Enver Dugolli e Salih Zyba dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, të cilët u mirëpritën nga Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj si dhe familjarë e miq të Afrim Morinës.

“Sivjet më 12 qershor, do të mbushen fiks 25 vjet nga çlirimi i vendit tonë nga Serbia okupatore, pushtuese. E kjo ditë, erdhi para 25 vitesh edhe falë angazhimit të njerëzve sikur Afrimi dhe të gjeneratës së cilës i takon ai. Qysh si 17 vjeçar, Afrim Morina ishte ndër organizatorët e nxënësve të gjimnazit dhe të normales së Suharekës, në demonstratat e vitit 1968. Gjatë rinisë së hershme, ai bashkëthemeloi disa grupe letrare, e që për kohën të tillat nuk ishin vetëm artistike por edhe patriotike e politike”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ai kujtoi se Afrim Morina, u dënua dhe u burgos nga regjimi i Beogradit katër herë: më 2 prill 1974, më 26 maj 1981, më 9 maj 1990 dhe më 16 dhjetor 1991, duke i kaluar gjithsej gjashtë vjet e gjysmë në burg, vetëm për shkak të aktivitetit të tij politik, nga organizatat ilegale e te subjekti politik, Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar – UNIKOMB, si zëvendëskryetar i saj, në kohën kur kryetar i saj ishte Profesor Ukshin Hoti.

fotografia e kryeministri

Duke përkujtuar figurën e tij si një intelektual dhe njeri i drejtë, kryeministri theksoi se një jetë si e Afrim Morinës, e kaluar me aktivitete letrare dhe politike, me burgosje politike dhe angazhim intelektual, e bëri Afrimin një njeri me shumë mendim dhe që kishte shumë për të thënë, e për të dhënë, dhe si rezultat një nga aktivistët politikë më të angazhuar të brezit të tij të të burgosurve politikë.

“Afrim Morina e udhëhoqi në Suharekë fushatën aq njerëzore si dhe politikisht e kombëtarisht shumë të dobishme për pajtimin e gjaqeve dhe të ngatërresave në vitin 1991. Për një kohë, ai qe edhe nënkryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut. Që nga vitet e rinisë së hershme dhe deri në kohën e luftës në Kosovë, Afrim Morina ishte veprimtar i disa organizatave ilegale të kohës, sikur Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSH), Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK) si dhe Fronti i Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar (FRBK)”, tha kryeministri Kurti.

Gjatë kësaj mbledhje, që u mbajt në hapësirat e Bibliotekës së qytetit “Hajdin Berisha”, kryeministri Kurti gjithashtu nderoi edhe veprën intelektuale të shkruar të Afrimit. Në vitin 2015 ai kishte botuar të plotë vepren e tij me titullin përmbledhës “Arka e kujtimeve”, e që përfshin gjithsej 18 vepra me poezi, drama, romane, publicistikë, filozofi politike dhe kujtime.

Pas mbledhjes komemorative, kryeministri Kurti i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit dhe aktivistë e bashkëpunëtorë, mori pjesë në ceremoninë e varrimit të të ndjerit, Afrim Morina, në fshatin Reshtan të Suharekës.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Vdes një person në Rahovec pasi u godit nga traktori

Një person ka vdekur në Rahovec pasi është goditur nga një traktor. Sipas raportit policor, i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur prapa me traktor, dyshohet...

Kurti: Lidhja e Prizrenit vuri themelet e shtetit shqiptar

Kryeministri Kurti ka folur për rëndësinë historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i mbajtur 146 vjet më parë. “Këtu 146 vjet më parë u mbajt...

Lajmet e Fundit