4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Kryeministri Mustafa i ndau çmimin “Azem Shkreli” akademik Ali Aliut

20150217142747288646Akademiku dhe studiuesi, Ali Aliu është laureat i Çmimit Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore ‘Azem Shkreli’. Në një ceremoni solemne për nder të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në kuadër të agjendës së kësaj dite, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ia ka ndarë çmimin akademik Aliut në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e po ashtu çmimet u janë ndarë edhe laureatëve që juria i ka shpallur fitues të Çmimeve vjetore për Letërsi për vitin 2014, njofton kumtesa nga MKRS.

Çmimi për veprën më të mirë në poezi i është ndarë poetit Nexhat Halimi, për veprën “Kaq vetëm Fedorë”, të cilën laureatit ia ndau Adem Shkreli, vëllai i poetit që e mban çmimi kryesor që ndan MKRS-ja.

Çmimi Vjetor për librin më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë i ndarë studiuesit dhe shkrimtarit Osman Gashi, për veprën “Letërsia dhe miti”, të cilën Gashit ia dhuroi Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.
Çmimin Vjetor për librin më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe, e ka marrë profesori i gjuhës frënge Masar Stavileci, për përkthimin e veprës “Neveria” të autorit e filozofit francez Jean Paul Sartre, të cilën ia ndau Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami.

Laureati i çmimit “Azem Shkreli”, akademik Ali Aliu, falënderoi MKRS-në për shpërblimin si dhe pjesëmarrjen e kryeministrit Isa Mustafa në këtë manifestim dhe tha se ndjehet i lumtur për vlerësimin që i është bërë nga vetë profesionistët e kritikët e fushës.

“Ajo që më bën të ndjehem më mirë është emri i poetit që e mban këtë çmim. Azem Shkreli për mua, e kam thënë dhe po e them përsëri me bindje, është poeti më i madh i gjuhës shqipe i pjesës së dytë të shek. XX, dhe çdonjëri që ka fatin dhe nderin të laureohet me mbulesën e këtij emri është një nder i veçantë”, tha akademik Aliu.

Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore ‘Azem Shkreli’ kap vlerën financiare, pesë mijë euro, ndërsa secili çmim vjetor 2 mijë e 500 euro dhe ndahen në bazë të rregullores 3114/2009 për Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe Çmimet Vjetore për Letërsi.

Ministri Kujtim Shala, në bazë të rregullores, ka marrë vendim për emërimin e jurisë e cila ka vlerësuar laureatët për vitin 2014. Juria profesionale pa pasur këtë përbërje: Anton Berishaj – kryetar, Musa Ramadani, Nerimane Kamberi, Ismail Syla dhe Agron Y. Gashi – anëtarë.

Previous article
Next article

Më Shumë

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët në Asamblenë Parlamentare kanë votuar në favor të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Nga 171 deputetë që morën pjesë në votim, 131...

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Lajmet e Fundit