23.2 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Kryetar i Malishevës, unë

RagipBegaj-IQPMRagip Begaj, kandidat për kryetar të Malishevës nga Iniciativa Qytetare për Malishevën (IQM), është shprehur i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit që ka shënuar kjo iniciativë në këtë komunë.

Begaj gjatë një bisede për “Epokën e re” ka thënë se ka pritur të fitojë pa balotazh. “Në bazë të analizave dhe takimeve me qytetarë, mund të them se kemi pritur të fitojmë më shumë vota. Megjithatë, rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit ka qenë i kënaqshëm.

Personalisht kam pritur se do ta fitojmë Malishevën pa balotazh. Sidoqoftë, ky rezultat është një fitore e madhe për IQM-në dhe qytetarët e Malishevës”, ka deklaruar Begaj. Në këtë kontekst, Begaj ka thënë se pa fije dyshimi pas 1 dhjetorit do të qeverisë me komunën e Malishevës.

“Pasi qytetarët më kanë përkrahur jam i bindur se për katër vjetët e ardhshëm do ta qeverisim Malishevën”, ka thënë Begaj, duke shtuar se në balotazh qytetarët e Malishevës do ta mposhtin Sali Morinën e LDK-së, i cili është në garë për të parin e kësaj komune.

“Qytetarët do ta mposhtin, jo unë. Qytetarët e Malishevës do ta japin besimin për IQM-në ashtu siç e kanë përkrahur fuqishëm në raundin e parë të zgjedhjeve”, është shprehur Begaj. Ai ka thënë se për raundin e dytë të zgjedhjeve nuk është duke menduar të lidhë koalicion me ndonjë parti politike.

Begaj ka bërë me dije se koalicionin për balotazh do ta bëjë me qytetarët e Malishevës. “Do të bëjmë koalicion me qytetarët e Malishevës. Pres përkrahje prej të gjithëve. Jam shumë i bindur se do të dalim edhe më të fuqishëm.

Njëherë nuk do ta kërkojmë përkrahjen e PDK-së. Nuk kemi shumë nevojë. Ata i kanë 25 për qind të votave dhe nuk kanë çka të na japin. Besoj se edhe me dashtë me u marrë vesh ata nuk mund të merren vesh mes vete”, ka thënë Begaj.

Më Shumë

Queven Inacio largohet nga Ballkani

Ballkani ka konfirmuar se futbollisti Queven Inacio është larguar nga skuadra, derisa e ka falënderuar për kontributin dhe i ka uruar suksese në vazhdim...

Prof. Mehmet Topalli – Një jetë e tëra për gjuhën shqipe

Prof. Mehmet Topalli, magjistër i shkencave të filologjisë, ishte një ndër personalitetet më të çmuara të arsimit dhe kulturës shqiptare. Për dekada me radhë,...

Lajmet e Fundit