5.4 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Kryetari i Malishevës: Bilanci i të prekurve me Covid-19 është 66

Kyeministri në detyrë i Qeverisës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat Arben Vitia dhe Emilija Rexhepi, kanë vizituar sot Komunën e Malishevës, ku janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i shëndetësisë Liridon Hoti dhe zëvendëskomandanti i stacionit policor në Malishevë, Zenel Halitaj.

Qëllim i vizitës ka qenë njoftimi me situatën me pandeminë Covid-19 në Komunën e Malishevës, njofton Klan Kosova.

Kryetari Begaj e ka njoftuar kryeministrin Kurti me situatën në Malishevë, ku bilanci i të prekurve me Covid-19, është 66 persona, ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë dje.

Më pas Begaj e ka njoftuar me zbatimin e vendimeve të qeverisë, për urdhëresën për masat shtesë për kufizim të veprimtarive të bizneseve, si dhe me menaxhimin e situatës në përgjithësi.

“Jemi duke i zbatuar vendimet e nivelit qendror në përpikëri, por Malisheva i ka specifikat e saj dhe për këtë ju kemi paralajmëruar në fillim”, tha Begaj dhe kërkoj vëmendje më të madhe nga ana e qeverisë për Malishevën, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Më Shumë

Prizrenaset të pandalshme – Bashkimi mposht bindshëm Penzën

Skuadra e femrave e Bashkimi ka vazhduar me paraqitje të mira, duke shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 68:91, raporton PrizrenPress. Ndeshja nisi e...

Sonte në Prizren, Bashkimi përballet me Vëllaznimin

Në kuadër të ProCredit Superliga, sonte në Prizren zhvillohet përballja ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, dy skuadra që hyjnë në këtë duel me synimin për...

Lajmet e Fundit