34.5 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Kryetari i Rahovecit e hapë tregun e rrushit, u kërkon fermerëve t’i respektojnë rregullat për COVID -19

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin për hapjen dhe funksionalizimin e tregut të rrushit, raporton Gazeta Express.

Pika 1 e vendimit thotë se hapet dhe funksionalizimet tregu  pranë Shtëpisë së Verës (Tregut të Rrushit) për shitjen e prodhimeve bujqësore, kulturave perimtare, produkteve të bylmetit të gatshme për treg.

Në pikën 2 thuhet se fermerët të cilët do ti ekspozojnë produktet e tyre në treg obligohen që t’i respektojnë rekomandimet e IKSHP-së kundër COVID-19 siç janë: mbajtja e distancës sociale prej 2 metra dhe përdorimi i maskave dhe dorëzave.

Ndërsa tek pika 3 thuhet se fermerët të cilët nuk e kanë prezent Numrin Identifikues të Fermerit (NIF) dhe të cilët nuk pajisen me masat mbrojtëse sipas pikës 2 të këtij vendimi nuk mund t’i ekspozojnë dhe shesin produktet e tyre në treg.

Pika 4 thotë se obligohet Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural që të hartoj Planin Operativ për funksionimin e tregut siç është: caktimi i orarit për shitjen dhe llojin e produktit.

Në pikën 5 thuhet se obligohet Drejtoria për Inspektim dhe Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural që të bëjnë inspektimin dhe mbarëvajtjen e funksionimit të tregut.

Pika e 6 dhe e fundit thuhet se ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

A r s y e t i m

Duke marrë parasysh gjendjen e krijuar në Republikën e Kosovës pas paraqitjes së pandemisë së CoronaVirus COVID-19 si dhe mungesës së tregjeve për ekspozimin dhe shitjen e prodhimeve bujqësore nga ana e fermerëve të Komunës së Rahovecit, është parë e arsyeshme që hapësira e tregut pranë Shtëpisë së Verës (Tregut të Rrushit), në një hapësirë prej 1 hektarë e 10 ari, parkingut të mjaftueshëm që është i ndarë nga tregu në relacionin Rahovec – Xërxë, të hapet dhe të funksionalizohet për t’iu mundësuar fermerëve të Komunës së Rahovecit ekspozimin dhe shitjen e prodhimeve bujqësore, shitjen e kulturave perimtare dhe shitjen e produkteve të bylmetit.

Duke marrë parasysh hapësirën e mjaftueshme të tregut të lartëcekur, konsiderojmë se bujqit e komunës së Rahovecit do të mund t’i ekspozojnë dhe shesin produktet e tyre duke respektuar mjaftueshëm masat e rekomanduara nga IKSHP për mbajtje të distancës, maskave dhe dorëzave.

Më Shumë

Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. Në pamjet e publikuara nga portali lokal “Rahoveci n’fokus”, shihet se dy vetura janë...

E dhimbshme – shikoni si është katandisur varri i Leze Qenës

Aktorja Leze Qena ishte njëra prej aktorëve më të dashura për publikun shqiptarë për vite të tëra për rolet e saj në teatër dhe...

Lajmet e Fundit