21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Kryetari i Prizrenit së bashku me çiftin skocez mbledhin mbeturinat në Marash

Kryetari i Prizrenit së bashku me çiftin skocez mbledhin mbeturinat në Marash

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me çiftin skocez të ngujuar në Prizren, Mike Elm dhe Rosie Watson, kanë mbledhur mbeturinat në Parkun e Marashit dhe ndërkohë kanë eksploruar bukuritë natyrore të qytetit.

“Kohën e lëvizjes së lirë prej 1 ore e gjysmë sot e shfrytëzuam së bashku me Mike-un dhe Rosie-n, duke grumbulluar mbeturinat në natyrë dhe duke eksploruar bukuritë natyrore të qytetit të Prizrenit”, tregon i pari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Fotografia e Mytaher Haskuka

Udhëtimi i tyre (Mike-ut dhe Rosie-t) dy vjeçar me biçikletë nga Austria në Mongoli tashmë ka 7 javë që ka ngecur në Prizren për shkak të pandemisë dhe përgjatë kësaj kohe ata janë ambientuar aq shumë sa që kanë filluar të ndjehen sikur prizrenas. E këtë e dëshmuan edhe sot me grumbullimin e mbeturinave në natyrë, sikur ta pastronin shtëpinë e tyre.

Fotografia e Mytaher Haskuka

“Me dy aktivistët kundër ndryshimeve klimatike, Mike Elm dhe Rosie Watson, sot treguam se natyra është shtëpia e të gjithëve dhe për këtë arsye i bëmë apel gjithë qytetarëve që të kujdesen dhe mos ta ndotin atë!”, tha Haskuka. /PrizrenPress.com/

Fotografia e Mytaher Haskuka


 

Në Prizren aktivitet mjedisor kundër ndryshimeve klimatike

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me çiftin skocez të ngujuar në Prizren, Mike Elm dhe Rosie Watson, do të bëjnë një aksion simbolik me ecje në natyrë dhe pastrim të mbeturinave përreth.

Aktiviteti do të fillojë sot më 5 maj 2020, në ora 15:00 nga Ura e Marashit.

Elm dhe Watson janë aktivistë kundër ndryshimeve klimatike.

Ata e kanë filluar një rrugëtim të gjatë 10,000 kilometërshe për të udhëtuar me biçikletë nga Austria në Mongoli, gjë të cilën e kanë planifikuar ta realizojnë për dy vjet. Me këtë rast ata synojnë që të japin mesazh vetëdijësues Botës për ndryshimet klimatike, duke pedaluar nga një kontinent në tjetrin. /PrizrenPress.com/

Fotografia e Mytaher Haskuka

Më Shumë

Gjini lirohet nga detyra e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të Gjinekologjisë në Prizren

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”, në Prizren, ka liruar gjinekologun Sebajdin Gjini nga pozita e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të...

Nxënësit e shkollës ‘Mehmet Akif’ vizituan Prokurorinë Themelore në Prizren

Në kuadër të takimeve me qytetarë, Prokurorinë Themelore në Prizren të mërkurën e kanë vizituar nxënësit e klasave të katërta të shkollës “Mehmet Akif”...

Lajmet e Fundit