Kryetari i Rahovecit: Jam tronditur

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ka mbetur i tronditur nga aksidenti në fshatin Bërnjak ku tre qytetarë mbetën të vdekur e që menjëherë pasi që e mori lajmin doli në vendin e ngjarjes.

“U trondita nga lajmi i para pak orëve, ku në një aksident të rëndë trafiku në Bërnjak kanë humbur jetën 3 qytetarë, kurse 3 janë lënduar! Sapo mësova për rastin dola në vendin e ngjarjes, për të kuptuar nga afër se çfarë ka ndodhur” shkroi Latifi.

Ai ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes në komunikacion në këtë kohë të fluksit të makinave në rrugë.

“Dua t’i ngushëllojë sinqerisht familjarët e viktimave, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë. Njëkohësisht, lus qytetarët që të kenë shumë kujdes në komunikacion, sidomos tani që është rritur fluksi i automjeteve në rrugë” shkroi ai.

Më Shumë

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e SHBA-së që Kosova të bashkohet në projektin e gazit amerikan....

Lajmet e Fundit