2.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025

Kryetari i Suharekës jep detaje rreth vdekjes së 69 vjeçarit nga Covid 19

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një lidhje direkte për RTK-në ka dhënë detaje në lidhje me 69-vjecarin që ndërroi jetë mbrëmë nga virusi vdekjeprurës Covid 19, raporton “Zëri.info”.

Sipas Muharremajt, viktima e nëntë e koronavirusit në Kosovë ka pasur edhe probleme të tjetra shëndetësore.

Ai po ashtu ka bërë të ditur që BIK do të kujdeset për të gjitha nevojat e varrimit, mirëpo ceremoni mortore nuk do të ketë, përcjell “Zëri.info”.

“Ju shpreh ngushëllime familjes Bytyqi nga Suhareka, nuk do të ketë ceremoni mortore për personin që ka nderruar jetë. Personi ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore, nuk ka qenë vetëm i infektuar nga Covid 19”, tha Muharremaj.

Ndërkohë nga Klinika Infektive drejtoresha Lindita Ajazaj-Berisha, do të mbajë një konferencë për media për të dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin në fjalë.

Kjo konferencë do të fillojë në ora 12:30./ZËRI

Më Shumë

Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit

Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë mëngjesit të sotëm janë regjistruar të qeta.   Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në 10 minuta janë...

Alis triumfon në Fest 64 – “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit