6.5 C
Prizren
E shtunë, 17 Maj, 2025

Kryetari i ri i PDK-së sot shpalos platformën

Kryetari i ri i PDK’së, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se sot në orën 17 do të flasë për platformën e tij politike në krye të partisë së udhëhequr deri më tash nga Hashim Thaçi. Kjo do të jetë dita e dytë e Konventës Zgjedhorë të PDK’së.

Lideri i ri i PDK’së, Kadri Veseli do të shpalosë sot platformën e tij, me të cilën do të tregojë se si do ta udhëheqë partinë e cila, aktualisht, është e para në Republikën e Kosovës.

Pjesa e dytë e Konventës do të jetë në Pallatin e Rinisë në Kryeqytet.

“Të dielën e kemi pjesën e dytë të Konventës. Në orën 17 në Pallatin e Rinisë do të jetë adresimi i Kryetarit të PDK’së bashkë me ju të gjithë, me siptanizantë dhe anëtarë të tjerë përballë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka treguar Hajredin Kuçi, Nënkryetar i PDK’së.

Ndërkohë, në një njoftim në FB, Veseli ka thënë se mezi po pret vazhdimin e pjesë së dytë të Konventës në Pallatin e Rinisë.

Veseli është Kryetari i dytë i PDK’së pas Hashim Thaçit i cili është në pozitën e Presidentit të Republikës.

PDK, në tri palë zgjedhjet e fundit nacionale, ka dalë fituese e zgjedhjeve. Në dy të parat ka udhëhequr Qeverinë kurse në zgjedhjet e fundit, pozitën e Kryeministrit ia ka dhënë LDK’së.

Veseli në fjalimet e para ka thënë se orientimi i tij dhe i PDK’së do të jetë Europa e jo Turqia.

Në detyrën e re, Veselin e kanë uruar Hashim Thaçi, LDK’ja me Isa Mustafën dhe Ilir Meta. Ndërkohë, ende asnjë urim s’i ka ardhur nga partitë opozitare, AAK, NISMA e Vetëvendosje.

Më Shumë

Rregullorja për varrezat në Landovicë synon zgjidhje afatgjate dhe gjithëpërfshirëse për Prizrenin

Projekt Rregullorja për Varrim dhe Mirëmbajtjen e Varrezave të Reja të Prizrenit në Landovicë pritet që gjatë këtij muaji të shqyrtohet në Kuvendin e...

Haradinaj kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar betejat e Ratkocit, Vrajakës, Bratotit e Malësisë së Vogël, në Ditën e Dëshmorëve në komunën e Rahovecit. Ai...

Lajmet e Fundit