21 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Kryeziu i drejtohet Shefqet Kabashit:Unë nuk kam punuar si kuzhinier në burg

Shefqet Kabashi, disa ditë më parë e akuzoi ish-këshilltarin e Kadri Veselit, Nijazi Kryeziun, se e la pa bukë në kohën sa qëndruan së bashku në burgun e Nishit. Ndërsa sipas Kabashit, Kryeziu për vete ushqehej mirë.

E në Frontal të T7, Kryeziu ka thënë se çdokush që e ka mohuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ka pasur probleme me të. Ndërsa, e mohon që është njohur me Kabashin në burgun e Nishit.

“Unë nuk kam punuar si kuzhinier në burg. Njerëzit që ë kanë mohuar UÇK-në, kanë pasur problem me mua. Unë nuk do të merrem me Kabashin. Lavdinë e veprimtarisë sonë, nuk mund ta njollosë askush.”

Tutje, Kryeziu i pyetur nëse e mbanë mend Shefqet Kabashin nga ky burg, ai tha se kanë qenë rreth 3 mijë të burgosur, prandaj është e vështirë të mbahen mend të gjithë të burgosurit.

“Rreth tre mijë të burgosur kanë qenë, s’e mbaj mend Kabashin. Ndoshta ai me njeh mua, unë jo atë”, deklaroi Kryeziu në Frontal të T7.

Më Shumë

Besmir Memaj rikthehet te Prizreni

KB Proton Cable Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e Besmir Memajt në skuadër, duke shtuar energji dhe përvojë për sezonin e ri, raporton PrizrenPress. Klubi shprehet...

Vdes një burrë në Rahovec

Një burrë ka vdekur në Spitalin Rajonal të Gjakovës, të mërkurën. Sipas njoftimit të Policisë, viktima ishte dërguar nga familjarët në emergjencën e QKMF në...

Lajmet e Fundit