2.1 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Kryeziu: Nuk jam në rrjedhë për padinë e Dardan Gashit!

Eqrem KryeziuuIsh-kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu nuk është në dijeni për padinë që ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ,Dardan Gashi, ka bërë ndaj tij, për dhënien e lejeve dhe ndërtimin e shtëpisë në Prevallë.Ai tha se nuk ka lexuar, e as dëgjuar për një gjë të tillë.

“Jo, nuk jam në rrjedhë”, ka thënë shkurt Kryeziu për “PrizrenPress”.

Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi, ka paditur të hënën ish-kryetarin e Prizrenit, Eqrem Kryeziun, për ndërtimet në fshatin turistikë, Prevallë.

Sipas tij, Kryeziu duke shfrytëzuar të drejtën e pozitës që ka pasur i ka miratuar vetës leje për ndërtimin e shtëpisë në Prevallë.

“Nëse e shihni objektin e z. Kryeziu në Prevallë – krejt shtëpitë tjera hahen diqysh me sy – shtëpia e tij është sikur njëfarë autobusi i kthyer anash, komplet në kundërshtim me planet që vetë i kanë miratuar në Kuvendin Komunal të Prizrenit”, ka thënë Gashi.

“Në rend të parë, ky e ka nxjerr një leje që nuk përputhet me Planin Rregullativ dhe krejt vendimet që i ka marrë Kuvendi Komunal i Prizrenit”.

“Duke qenë Kryetar ia ka miratuar vetës lejen. Tash, teknikisht leje ka, por mënyra se si ka ardhur deri te ajo leje është vepër penale”.

Ish-kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu, ndërkaq nuk ka pranuar të komentojë shumë ngritjen e padisë ndaj tij, nga ministri Dradan Gashi.

“Nëse është kështu siç thoni ju , atëherë kjo qenka çështje e drejtësisë. Jam i kënaqur”, tha Kryeziu. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dimri Kulturor 2025 nis me muzikë dhe atmosferë festive në Prizren

Me muzikë dhe atmosferë festive filloi mbrëmë “Dimri Kulturor” në Prizren, një oazë festash që do të mbetet qendër e argëtimit deri më 5...

Sigal Prishtina – Bashkimi, spektakël i garantuar në kryeqytet

Të dielën, basketbolli kosovar sjell një tjetër përballje të madhe, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy skuadra me histori dhe traditë, Sigal Prishtina...

Lajmet e Fundit