9.5 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Kthehet në rivlerësim prokurimi për Hartën Zonale të Rahovecit

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar njoftimin për dhënie të kontratës në aktivitetin e prokurimit për hartimin e Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit. Gjykata e Tenderëve ka marrë vendim që këtë lëndë ta kthejë në rivlerësim, pasi që paraprakisht ka aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Infra plus & Luz DD & Plan 2”.

“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës me titull ‘Hartimi i Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit…, të iniciuar nga Komuna e Rahovecit dhe lënda kthehet në rivlerësim”, shkruan në njoftimin e OSHP-së, shkruan sot Koha Ditore.

Në arsyetimin e vendimit bëhet e ditur se njoftimi për kontratë për këtë aktivitet të prokurimit është bërë më 22 qershor 2018, derisa hapja e ofertave ishte bërë më 11 korrik 2018. Operatori ankues nga Komuna ishte njoftuar më 20 nëntor 2018 se është eliminuar si tenderues.

Ky operator më 22 nëntor 2018 ka bërë kërkesë për rishqyrtim te autoriteti kontraktues dhe pasi që i është refuzuar kjo kërkesë ka deponuar ankesë në OSHP më 6 dhjetor 2018, me pretendimin se Komuna e Rahovecit ka vepruar në kundërshtim me nenet 7, 25, 56 dhe 59 të LPP-së dhe nenin 27 të RRUOPP-së dhe interpretimin e KRPP-së.

Më Shumë

KQZ shpall rezultatet përfundimtare: ky është rezultati i partive kryesore

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Rezultati për subjektet kryesore që kanë marrë pjesë...

Hetime për vdekjen e një personi në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 shkurt 2026, rreth orës 15:32, është raportuar një rast i vdekjes në komunën e Rahovecit. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit