23.5 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Kualifikueset e Botërorit, sot Kosova përballet me Gjeorgjinë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot përballet me Gjeorgjinë në kuadër të kualifikuese për Botërorin ‘Katar 2022’.

“Dardanët” dje kanë zbarkuar në tokën e Gjeorgjisë ku edhe kanë mbajtur seancën e fundit para duelit të sotëm.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes thotë së sfida me Gjeorgjinë nuk do të jetë aspak e lehtë. Ai thekson së skuadra e tij është në kërkim të tri pikëve të para, njofton RTK.

“Të dyja ekipet jemi në kërkim të tre pikëve të para, pasi jemi në një grup të fortë me ekipe si Spanja, Suedia dhe Greqia, mund të them që ne dhe Gjeorgjia kemi kualitet të përafërte. Gjeorgjia në ndeshjet e kaluar ka pasur paraqitje të mira është mposhtur krejt në fund nga Spanja dhe ka arritur barazim ndaj Greqisë, sigurisht që ata synojnë fitoren ndaj nesh”, tha Challandes.

“Ne hyjmë në këtë ndeshje pas një forme jo edhe aq të mirë por padyshim që synojmë maksimumin ndaj Gjeorgjisë, kjo do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe për vazhdimin tonë në këto kualifikime. Ne jemi në një situatë të vështirë, kemi mungesa të shumta të lojtarëve, shkaku i lëndimeve, disa lojtarë janë pa ekip dhe nuk kemi arritur ti ftojmë ndërsa disa të tjera kanë probleme shëndetësore. Kështu ne kemi vendosur të ftojmë disa emra të rinj dhe t’iu japim rastin futbollistëve të tjerë që të kemi më shumë opsione. Mungojnë Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova pasi të dy vijnë pas një periudhe e lëndimeve, të dy janë operuar dhe nuk janë të gatshëm fizikisht për këtë duel. Gjithashtu na mungon edhe Blendi Idrizi futbollistë i Schalkes, ndërsa për shkak të situatës me COVID-19 në këtë duel do të na mungojë edhe Milot Rashica”, theksoi Challandes.

Ndeshja Gjeorgji-Kosovë nis në orën 18:00 dhe transmetohet live në RTK.

Më Shumë

Nisin punimet për rregullimin e rrugës “Saraçët” në Prizren

Sot kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës “Saraçët” në Prizren, një nga rrugët më të frekuentuara dhe me rëndësi historike e turistike për...

Zafir Berisha synon Prizrenin me Bashkimin Demokratik

Pas dështimit për të siguruar postin e kryetarit të Prizrenit me Nismën Socialdemokrate në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Zafir Berisha ka vendosur ta...

Lajmet e Fundit