Kuçi kërkon njohjen e shtetit të Kosovës nga Greqia

kuci ambasadorja greke ne kosovMinistri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Greqisë në Kosovë, Konstantina Athanassiadou. Kuçi kërkoi njohjen e shtetit të Kosovës nga Greqia.
Gjatë takimit është diskutuar edhe mbështetja e Greqisë për sistemin e drejtësisë të Kosovës përmes EULEX-it.

Ministri Kuçi ka theksuar që bashkëpunimi bilateral në fushën e drejtësisë duhet të forcohet edhe më shumë, sepse bashkëpunimi ndërkufitar lehtëson dukshëm luftimin e krimit të organizuar që nuk njeh kufij.

Ambasadorja greke në anën tjetër, ka theksuar se Greqia do vazhdojë të ketë qasje konstruktive ndaj Republikës së Kosovës.

“Edhe pse ende nuk e ka njohur Kosovën, Greqia është kontribuuese e rregullt në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë, duke përfshirë edhe EULEX-in dhe KFOR-in. Greqia ka njohur pasaportat e Republikës së Kosovës, duke përfshire edhe pasaportat diplomatike, si dhe vazhdon të jetë një shtet mik në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, tha ajo./Telegrafi/

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit