11.6 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Kudus pritet t’i bashkohet Chelsea në një shkëmbim të bujshëm

Mesfushori sulmues i West Hamit, Mohammed Kudus, është i hapur për të gjetur një klub të ri këtë verë, raporton Sky Sports.

Reprezentuesi i Ganës tashmë ka refuzuar interesin e Ligës Profesionale Saudite, edhe pse mund ta rrisë pagën e tij me më shumë se tri herë.

Ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, që do të thotë se preferon të bashkohet me një skuadër të nivelit të lartë evropian.

Chelsea është vlerësuar me interesim për lojtarin që ka vlerë në 100milionëp euro nga West Hami.

Ka raportime kontradiktore rreth asaj se si ndodhi përpjekja fillestare dhe kush inicioi një marrëveshje të mundshme lojtar plus para për Kudus.

Çekanët duan ta marrin Roberto Sanchezin, pasi portieri ka punuar me Graham Potterin te Brightoni. /Telegrafi/

Marketing

Më Shumë

Gjendet mjet shpërthyes në një oborr në Rahovec

Një person në Rahovec ka njoftuar policin se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes teksa po pastronte oborrin e shtëpisë së tij. Sipas...

Drini i Bardhë prezanton afrimin e ri, Feldis Mustafi Pelje

Klubi i futbollit Drini i Bardhë ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit Feldis Mustafi Pelje, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri garues,...

Lajmet e Fundit