18.3 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025

Kujtim Gashi: Po i hymë garës për të fituar

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kujtim Gashi, ka thënë se ashtu edhe si në zgjedhje paraprake, edhe në këto, nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti, shkruan GazetaBlic.

Në një prononcim për GazetaBlic, Gashi ka shtuar se PDK duke mos pasur vija të kuqe për asnjë nga subjektet politike në vend, janë të hapur mundësitë për koalicione me të gjitha partitë.

“Partia Demokratike e Kosovës, siç dihet edhe në të kaluarën nuk ka pasur dhe nuk do të ketë vija të kuqe për ta qeverisur vendin, natyrisht që parapëlqejmë të qeverisim me partitë që kanë program të përafërt me ne. Është herët të flitet për koalicione, por sigurisht që vetë fakti që nuk kemi vija të kuqe për partitë politike, janë të hapura mundësitë për koalicione, të cilat mundësojnë realizimin e programit të PDK-së”, është shprehur ai.

Gashi ka shtuar se PDK-ja në këto zgjedhje do të hynë për t’i fituar, derisa ka shtuar se qeveritë aktuale, sipas tij, kanë mashtruar qytetarët.

“PDK, hyn për t’i fituar këto zgjedhje dhe jemi të bindur se tashmë qytetarët e kanë kuptuar se veç PDK-ja i shtyn proceset përpara, sidomos pas dështimit të partive që mashtruan qytetarët me premtimet për qeveri të shpresës”, ka thënë Gashi.Kujtojmë, ditë më parë Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim për shpalljen e pavlefshme të votimit në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Me këtë rast, edhe takimet konsultative me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, i ka përfunduar u.d. Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, për të biseduar rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.Nga këto takime, datat 31 janar dhe 7 shkurt janë përmendur si mundësi e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme./GazetaBlic

Më Shumë

Hamit Gurguri prezanton veprimtarinë krijuese në Rahovec

Në kuadër të atmosferës festive të “Festës së Vjeljes së Rrushit” në Rahovec, Klubi letrar “Xhevdet Bajraj” organizoi një aktivitet kulturor me rastin e...

Kanosi stafin dhe ekspozoi armën në “Finca” – kapet me pistoletë dhe 30 fishekë i dyshuari nga Prizreni

Një rast i kanosjes me armë zjarri është zbuluar në Prizren, ku Policia ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë një person që ishte në...

Lajmet e Fundit