Kujtim Gashi uron Pashkët

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Kujtim Gashi i ka uruar të gjithë besimtarët katolikë, me rastin e Festës së Pashkëve.

“Në emrin tim dhe të Kuvendit të Komunës së Prizrenit ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e Festës së Pashkëve, me dëshirat më të mira që këtë festë ta kaloni në gëzime e në begati të gjithë së bashku me më të afërmit dhe me më të dashurit tuaj”, thuhet në urimin e Gashit..

“Festa e Pashkëve është festë e paqes, e dashurisë dhe e shpresës, ditë e ngadhënjimit të jetës mbi vdekjen, ditë e rikthimit në vlerat më sublime shpirtërore”.

“Festa e ringjalljes të na shërbejë në forcimin e besimit në njëri-tjetrin, në vlerat tona humane të solidaritetit, të ndihmës e të përkujdesjes për familjet tona, për të afërmit, për miqtë dhe për të gjithë ata që kanë nevojë”.

“Në këtë ditë feste, uroj që mes qytetarëve të vendit tonë dhe qytetarëve të mbarë botës të mbretërojë paqja, dashuria dhe harmonia e përhershme”.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit