Opozita përsëri me protesta

Partitë opozitare të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe NISMA për Kosovën, kanë paralajmëruar përsëri protestë gjithë popullorë.

Kjo protestë do të mbahet më 18 prill me fillim nga ora 14:00. Kjo u bë e ditur para pak çasteve në konferencën e përbashkët të partive opozitare, transmeton zeri.info.

Glauk Konjufca nga “Verëvendosje”, ka thënë se protesta është mjeti i vetëm demokratik.

“ Protestat jo vetëm që janë të drejta, ato mund të jenë një mjet efektiv që qytetarët të ndërhyjnë vet përmes organizimit”, ka thënë Konjufca, i cili shtoi se kjo protestë është kundër siç u shpreh ai, kapjes së shtetit.

Po ashtu përfaqësuesit e opozitës kanë thënë se kjo protestë do të jetë paqësore.

Donika Kadaj – Bujupi nga AAK-ja, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste.

“ Prandaj si opozitë e bashkuar thërrasim që protesta e 18 prillit të jetë e gjithë qytetarëve të Kosovës kundër kësaj qeverie”, ka thënë Kadaj – Bujupi. /Zëri/

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit