8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Kujtimet që ndriçojnë të shkuarën e kinemasë në Prizren, rrëfimi i Hadije Gështenjës shpaloset në Kino Lumbardhi

 

“Këtë të mërkurë do të kemi në bisedë znj. Hadije Gështenjae cila ka shumë për të na rrëfyer për vitet e saj të rinisë në Kino Lumbardhi. Znj. Gështenja është arsimtare dhe përkthyese, por përpos angazhimeve të saj, ajo ka treguar dashamirësinë për të ndarë me ne kujtimet e saj kur ai ndihmonte babin e saj Shefki Gështenjën, projeksionist i hershëm dhe më pas drejtor i Kino Bistricës, në përzgjedhjen e filmave”, thuhet në njoftimin e Lumbardhit, raporton Telegrafi.

Pas këtij takimi do të shfaqet edhe filmi i zhanrit sci-fi dhe komedi, i titulluar “Back to the Future”, prodhim i vitit 1985 me regji të Robert Zemeckis.

“Marty McFly udhëton 30 vite pas në kohë në vitin 1955 vetëm për të kuptuar se nëse do të shpëtojë ekzistencën e tij, ai duhet të sigurohet që prindërit e tij, të qëndrojnë së bashku”, thuhet në njoftim.

Skenari i këtij filmi, sipas njoftimit, është refuzuar mbi 40 herë nga shtëpitë e prodhimit të filmave, derisa mbërriti të kthehej në një film ikonik dhe përfaqësues i viteve ’80 që ende pëlqehet edhe sot.

Programi vijon më 23, 30 prill si dhe më 7, 14, 21 dhe 28 maj prej orës 19:00, në Kino Lumbardhi. /Telegrafi/

Më Shumë

Rahoveci hap konsultimet publike për ndryshimin e rregullores së taksave komunale

Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur konsultimi publik lidhur me plotësim-ndryshimin e rregullores për taksa komunale në Komunën e Rahovecit. Gjatë takimit janë diskutuar...

Universiteti i Prizrenit merr kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka shënuar një arritje të rëndësishme në kuadër të bashkëpunimit akademik rajonal, duke marrë kryesimin e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike...

Lajmet e Fundit