2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Kuku

Isa Mustafa LDKIsa Mustafa është bërë këtë javë kryeministër i Kosovës, me bagazhin prej politikanit që mori drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për ta reformuar dhe për ta bërë parti lidere, por që s’e bëri asnjërën; një kryetari të kryeqytetit që humbi garën pas dy mandatesh qeverisëse të kritikuara fort, e që lanë dyshime për korrupsion; dhe një funksionari të sistemit monist që kishte arsyetuar ndryshimet kushtetuese, të cilat ia patën tkurrur autonominë që e kishte Kosova në kohën sa ishte pjesë e ish-Jugosllavisë.

Ekonomisti formalisht do ta drejtojë Qeverinë, pjesë e së cilës është edhe njeriu që po duket se do ta ushtrojë pushtetin faktik – Hashim Thaçi, lideri i partisë më të madhe në vend, PDK-së.

Në krye të Ekzekutivit, Mustafa ka ardhur me mbështetjen e 73 deputetëve, të cilët ia kanë dhënë votën “për”. Për të nuk ishin të gjithë deputetët e LDK-së – më shumë se çereku refuzuan ta mbështesin.

“Punët e shtetit dhe interesat shtetërore kanë më shumë peshë sesa mospajtimet dhe rivalitetet e brendshme për çështje të caktuara”, është kundërpërgjigjja e Mustafës për deputetët e partisë që drejton, dhe të cilët nuk e votuan.

Tetë deputetë, sikur edhe një pjesë e strukturave të këtij subjekti politik, por edhe të elektoratit, ishin kundër përcaktimit të Mustafës që ta braktisë bllokun politik që prej gjashtë muajsh kishte ndërtuar me LVV-në, AAK-në e Nismën, me qëllimin për ta flakur PDK-në në opozitë. Blloku e ka quajtur tradhti ikjen…/koha ditore/

Më Shumë

FBK sqaron skenarët: Si vendoset vendi i katërt dhe mbijetesa në Superligë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka dhënë sqarime zyrtare për skenarët e mundshëm në xhiron e fundit të Superliga e Kosovës në basketboll, ku...

Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega. Me këtë rast, urime publike ka përcjellë...

Delirium

Lajmet e Fundit