6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kundër grevës në arsim, por qeveria duhet të reflektojë

Sindikata e Arsimit, ka paralajmëruar se me datë 1 shtator i gjithë sistemi arsimor do të jetë në grevë nëse deri atëherë qeveria nuk reflekton karshi kërkesave të tyre.

E, njohës të arsimit po vlerësojnë se janë kundër grevave por se qeveria duhet të reflektojë ndaj kërkesave dhe të vlerësojë me thellë gjendjen e punëtorëve arsimorë, sidomos në këtë kohë të inflacionit.

Me datë 1 shtator Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar grevë në tërë sistemin arsimor në rast se deri atëherë qeveria nuk reflekton ndaj kërkesave të tyre. E, njohës të arsimit janë kundër grevave, të cilat po i vlerësojnë shumë të dëmshme për sistemin arsimor i cili është përballur me shumë vështirësi gjatë periudhës së pandemisë.

Njohësi i çështjeve të arsimit, Xhavit Rexhaj, në një përgjigje për Radio Kosovën tha se është kundër çfarë do greve, për arsye se do ta gjunjëzojë sistemin arsimor, derisa ka thënë se qeveria duhet të reflektojë ndaj kërkesave të punëtorëve arsimorë.

“Unë jam shprehimisht kundër çfarë do greve në sistemin arsimor të Kosovës, sidomos tani kur ende nuk kemi dalë nga periudha e pandemisë. Prova të tilla do ta gjunjëzonin sistemin arsimor. Por njëkohësisht edhe qeveria duhet të reflektojë edhe të jetë edhe shumë më aktive në trajtimin e kërkesave të punëtorëve arsimorë.”

Po ashtu, Rexhaj tha se qeveria duhet të vlerësojë dhe reflektojë me thellë për gjendjen e punëtorëve arsimorë ku me shumë se dhjetë vjet nuk janë trajtuar pagat e mësimdhënësve e sidomos tash në këtë kohë të inflacionit.

“Nuk po themi doemos për kërkesat e sindikatës së Arsimit, por Qeveria të vlerësojë dhe reflektojë me thellë gjendjen e punëtorëve arsimorë. Ka më shumë se një dekadë që nuk janë trajtuar pagat e mësimdhënësve në sektorin arsimor. Dhe këtë, qeveria duhet ta marrë parasysh në kohën e inflacionit të lartë që jemi dëshmitarë kohëve të fundit.”

Kërkesat e Sindikatës se Arsimit janë ndarja e 100 eurove shtesë për të gjithë të punësuarit në sektorin publik deri në miratimin e Projektligjit për Paga. Po ashtu, edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, me 10 gusht do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë ku pritet të marrin vendim për hapat e mëtutjeshëm sindikalë e që nuk përjashtohet edhe greva./rtklive

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Zgjim Berisha aderon në Vetëvendosje

Kirurgu i Spitalit Regjional të Prizrenit, Dr. Zgjim Berisha ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. “Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren çdo ditë e...

Lajmet e Fundit