20.8 C
Prizren
E diel, 4 Qershor, 2023

Kundërshtohet nisma e Ministrisë për privatizimin e Njësisë së patentë shoferëve

Iniciativa e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për të privatizuar Njësinë e patentë shoferëve po konsiderohet e papranueshme nga drejtuesit e Shoqatës së Autoshkollave “Dardania” në Prishtinë. Kryetari i kësaj shoqate, Afrim Islami, ka thënë se nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë brenda një viti do të mbyllen të gjitha autoshkollat, pasi ai dyshon se e njëjta kompani do të hapë edhe autoshkollën e saj.

“Probleme ne kemi pasur vazhdimisht, edhe kemi bërë kërkesa vazhdimisht. Kurrë zani ynë nuk është dëgjuar. Së pari ne kemi kërkuar të rregullohet çështja e provimeve. Menaxhimi në Njësinë e patentë shoferëve është në gjendje katastrofale. Këta duhet me dhanë përgjegjësi për këtë”, është shprehur Afrim Islami, raporton KOHA.

Kryetari i Shoqatës së Autoshkollave “Dardania” në Prishtinë thotë se çdoherë ligji është bërë vetëm për interesa personale të disa individëve.

“Edhe para pandemisë ka pasur vonesa në hyrjen e provimeve. Kandidati e ka paraqitur më 13.03.2020 e ia kanë caktuar provimin më 06.08.2020. Katër muaj ditë ka pritur kandidati për një provim. Pas katër muajsh nuk e di kandidati ku mundet me qenë, mundet me qenë në studime diku, a në provime, mund të shkojë diku. Edhe pas katër muajsh ndodh që nuk mbahet provimi hiç, se është mungesë e ekzaminerëve”, ka deklaruar Islami.

“Aty është tu u bë luftë shumë e madhe në lidhje me ekzaminerë. A në fletëpagesë i shënon çdo kandidat që e paraqet provimin, pas 48 orësh ka të drejtë të testohet. Asnjëherë nuk përfillet ajo. Këta janë tu u marrë me privatizim (e Njësisë së patentë shoferëve v.j.), janë tu e ba ligjin për privatizim. Ishte një grup punues aty, në vend se me u marrë me këtë çështje (licensimin e ekzaminerëve që me u mbajt provimet)”.

Ai thotë se i di edhe emrat të cilët do ta marrin në menaxhim nëse kjo njësi privatizohet, por tash për tash nuk ka dashur t’i zbulojë.

Më Shumë

Pas gjashtë javësh përfunduan vizitat sistematike të 6 800 nxënësve në 52 shkolla të Prizrenit

Pas gjashtë javësh intensive kanë përfunduar vizitat sistematike të 6 800 nxënësve në 52 shkolla të menaxhuara nga Drejtoria Komunale e Arsimit, në tri...

A është përrallë çdo tregim?

Nga: Gabriel García Márquez (Revista Cambio, 24 korrik 2000) Përktheu: Bajram Karabolli Të shkruash një roman do të thotë të bësh mur me tulla. Të shkruash një...

Lajmet e Fundit