Kur sporti përzihet me politikën

Xhudisti egjiptian Islam El Shehaby u vërshëllye në mënyrë tepër të zhurmshme gjatë Lojërave Olimpike të Rio de Janeiros, pas humbjes në raundin e parë kundrejt rivalit të tij izraelit, Or Sasson.

Vërshëllimat në fakt nuk erdhën si pasojë e ndeshjes, por sepse El Shehaby refuzoi të shtrëngonte duart me Sassonin, duke shkelur kështu kodin etik të sportit të xhudos.Sasson e mposhti El Shehabyn pas vetëm dy hedhjesh, duke marrë fitoren automatike kur kishin mbetur edhe një minutë e gjysmë për t’u zhvilluar. Më pas, El Shehaby qëndroi për pak minuta i shtrirë, përpara se të ngrihej e të vendosej aty ku i takonte në krah të Sassonit dhe gjyqtarit të ndeshjes. Kur Sasson i zgjati dorën, El Shehaby u zmbraps duke tundur ironikisht kokën.

Gjyqtari e thirri më pas El Shehabyn në tapet dhe e detyroi atë të përkulej. E sërish egjiptiani bëri një xhest me kokë në shenjë mosmiratimi. Ndërkohë pas sfidës, kur u pyet nga gazetarët, El Shehaby refuzoi të komentonte, transmeton tch.Lojtarët e xhudos, zakonisht përkulen apo i japin dorën njëri-tjetrit në fillim dhe në fund të një sfide, në shenjë respekti ndaj artit marcial me prejardhje nga Japonia.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit